Ku po e çon Erdogani Turqinë?

redaktor

 

Nga Hajro Limaj*

 

Vazhdoj të ndjek me shumë kujdes zhvillimet tronditëse në Turqi. Nga 15 Korriku i mini-puçit ushtarak e deri sot, përveç lajmeve dhe rubrikave televizive lexoj në turqisht vecanërisht dy gazetat më të mëdha: Milliyet dhe Hurriyet. Mua me Turqinë më lidh një jetë e tërë, por veçanërisht në periudhën 1993-2001 kam qenë nga aktorët kryesorë të bashkëpunimit politik e ushtarak. Nga shefi i degës së bashkëpunimit Shqipëri-Turqi në Ministrinë e Mbrojtjes, u emërova atasheu i parë ushtarak i Shqipërisë në Ankara. Punova në kohën e ndritur kur Turqia drejtohej nga elita intelektuale e këtij vendi me president Turgut Ozal dhe veçanërisht Sulejman Demirel, me kryeministrat Tansu Ciller, Mesut Jillmaz dhe Bulent Exhevit, të gjithe të diplomuar në Gjermani, Amerikë dhe Angli. Si ekspert i politikave të mbrojtjes dhe  fushës ushtarake që natën e minipuçit më lindën shumë dyshime dhe pikëpyetje. Këto dyshime tashmë janë publikuar nga shumë studiues, gazetarë dhe politikanë.

Kaloi një javë nga minipcuci ushtarak në Turqi dhe shumë gjëra janë në errësirë, të pa qartësuara. Një nga analistët më të mirë të Turqisë, Melih Ashëk, shkruan sot (dje) në gazetën Milijet pikërisht për këtë errësirë. Dhe  e thotë këtë shqetësim nga Turqia, e cila po zbaton ligjet e ashpra të gjendjes së jashtëzakonshme. Ai pyet:

 “-Kush ishte truri apo ekipi trunor i kësaj lëvizjeje për grusht shteti, kush e shtypi butonin. Përse nuk publikohet ky grup trunor?

 -Kryetari i shërbimit sekret i cili informoi direkt Shefin e Shtatmadhorise në orën 16, për çfarë shkaku nuk e kërkoi në telefon  gjatë natës kryeministrin dhe presidentin? Shefi i Shtatmadhorisë i cili u paralajmërua nga kryetari i shërbimit në orën 16, përse nuk mori asnjë masë për të siguruar me një herë vehten dhe shtabin. Përse nuk i thirri menjëherë në Ankara komandantët që ndodheshin jashtë Ankarasë?”.

Dhe më poshtë vazhdon: “Grusht shtetasit kë kishin caktuar për kryeministër? Kush do të ishin anëtarët e qeverisë?…Pra këto janë errësirë…”.

 

Po çfarë po ndodh.

Shifra të frikshme:

-Janë arrestuar 13 165 vetë. Nga këta: 8 838 ushtarakë, nga të cilët 123 gjeneralë, lista vazhdon me kolonelë, nënkolonelë, majorë, kapitenë… midis tyre edhe komandanti i Armatës së dytë, kosovari  me gradën më të lartë general-armate Adem Hudut, 1485 policë, 52 drejtues administrate dhe 689 civilë.

-U shkarkuan nga detyra 1577 dekanët e e të gjitha universiteteve.

-Janë arrestuar 2277 prokurorë dhe gjykatës nga 14 661 që ka e gjithë Turqia.

-Janë arrestuar 4 rektorë universitetesh, 2 anëtarë të gjykatës kushtetuese dhe mbi 60 prokurorë dhe gjykatës të Prokurorisë dhe Hetuesisë së Përgjithshme.

-Janë larguar nga puna 60 000 mësues.

-U hoqën licensën 21 000 mësuesve të shkollave private.

-U mbyllën 15 universitete, 1043 shkolla, 109 konvikte, 104 fondacione, 35 qëndra shëndetësore, 1229 shoqata dhe 19 sindikata. Të gjitha pasuritë e tyre u sekuestruan. Këtë mësymje kundër kundështarëve Erdogani po e realizon nëpërmjet ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, ligj i cili i jep kompetenca shumë të mëdha qeverisë.

-Dje ka arrestuar president të shoqërive Holding.

-Ka ndaluar daljen jashtë shtetit të akademikëve.

Pra  të arrestuar nuk ka vetëm nga ushtria për puçin ushtarak. Ka nga policia, administrata, burokracia, universitetet, ministra e Arsimit, e Ahëndetësisë, e ku jo.

Kur Erdogani pretendon për një  grusht shteti nga ushtarakët, çfarë ka me botën akademike të gjithë Turqisë dhe me civilët që ishin jashtë këtij mini grushti? Prandaj shumë politikanë dhe analistë të botës demokratike shprehen se “listat kanë qenë të parapërgatitura” dhe Erdogani i vuri në zbatim menjëherë “nga grushti i shtetit që i dhuroi zoti”- siç tha ai.

 

Turqia prej 17 Dhjetorit 2013 vazhdonte të ishte në një krizë të thellë në politikat e brendshme. Është koha kur djali i Erdoganit u kap në flagrancë me  3 djemtë e tre ministrave të qeverisë së Erdoganit, të cilët me një turko-iranian, Zarrabin, u kapën duke pastruar 1 miliardë dollarë në Bankën Qëndrore. Tre fëmijët e tre ministrave, Zarrabi dhe drejtori i bankës u arrestuan, ndërsa djali i Erdoganit ishte lënë për datën 25. Duke qenë se Gyleni u shpreh se “koha e Erdoganit përfundoi” ai e shpalli atë nga aleat, armik. Erdogani humbjen e autoritetit të tij prej kësaj kohe kërkonte ta mbante me dhunë të gjithanëshme ndaj shtypit, akademikëve, opozitës dhe çfarëdo lloj mendimi opozitar. Janë dënuar dhe janë në proces hetimor 1 800 turq dhe të huaj që kanë kritikuar atë, midis tyre shumë të rinj dhe të reja nëpërmjet facebook-ut. Turko-iraniani mbas doli me makinacione nga burgu u nis për në Amerikë, e cila sa zbriti në airport e arrestoi dhe tani vazhdojnë hetimet për veprimtaritë e tij kriminale. Kundërshtitë nëpërmjet protestave u dhunuan, si ajo e Gazisë në Stamboll. Totalitarizmi i tij u rrit dukshëm, kohë në të cilën unë botova shkrimin “Sulltanizimi i Erdoganit” dhe “Totalitarizmi i Erdoganit e rritja e terrorizmit në Turqi”. Hera e parë që unë dola hapur kundër një lideri turk.

Në Turqi të gjithë analistët ndërkombëtarë parashikonin një konflikt të rëndë civil. Këtë rrezik e shikonte edhe vetë  Erdogani. Një lëvizje e heshtur për grusht shteti nga ushtarakët qarkullonte muajt e fundit. Nga analiza e zhvillimeve të fundit një analist i sigurisë mbërrin në konkluzionin se këtë lëvizje fillestare e ka menaxhuar SHIK-u turk me Shefin e Shtatmadhorisë duke e kthyer në një skenar të vërtetë të një mini puçi ushtarak. Fuqia dhe madhësia e ushtrisë turke prej 650 000 trupash jo qeverinë e Erdoganit që e rrëzonte për 2 orë, por pushton shtetet kufitare. Edhe mjedisi ku lëvizën trupat dhe  mjetet ushtarake tregojnë se ato kanë qenë pa një skenar të vërtetë të gjeneralëve turq, të cilët në NATO mbahen si më ekspertët e kësaj fushe.

Prandaj Erdogani mban akoma në detyrë shefin e SHIK-ut dhe Shefin e Shtatmadhorisë, të cilët 4 orë para fillimit të lëvizjes së trupave vlerësuan gjendjen së bashku në zyrën e shefit të Shtatmadhorisë në Ankara. Dhe të dy nuk kërkuan asnjë herë në telefon presidentin dhe kryeministrin gjatë kohës së “puçit ushtarak”. Po të mos ishin paranjoftuar këta, a mund t’i mbante edhe një minutë në këto detyra kyçe Erdogani?

 

Këto dhe shumë fakte të tjera plotësojnë mendimin se “puçi ushtarak” është skenar i Erdoganit për të shkatërruar të gjithë opozitarët civilë dhe ushtarakë në mënyrë që ai të bëhet i plotfuqishëm dhe të realizojë ndryshimet kushtetuese për ta kthyer Turqinë në sistem presidencial, për të shkatërruar shtetin laik, demokratik dhe ligjor të Turqisë të përcaktuar nga Ataturku dhe të gjitha strukturat e sigurisë së tanishme.

Prandaj ish presidenti Demirel me të drejtë në një takim zyrtar në Ankara, delegacionit tonë i tha: “Nëse vjen në pushtet Erdogani me Partinë Islamike që ai drejton, Turqia mund të shkojë drejt shpërbërjes”. Ashtu si ai ka dështuar në politikat e brendshme të Turqisë, ashtu ka dështuar edhe në politikat e jashtme. E filloi me Izraelin, pastaj me Sirinë, Rusinë, Bashkimin Europian dhe Amerikën. Përdor gjuhën e ashpër dhe aspak diplomatike ndaj tyre, sikur ai është sulltani i botës .Ky ishte edhe shkaku që kryeministri i Belgjikës ju përgjigj hapur dhe troç kërkesës së Edoganit për të mbyllur kolegjet Turke ne Belgjikë, kërkesë të cilën e kishte dorëzuar ambasadori i tij në këtë vend.

Ai jo vetëm e hodhi poshtë me neveri këtë presion dhe ndërhyrje në punët e brendshme, por deklaroi se ato janë shkolla të suksesshme dhe se Belgjika nuk pranon dhe nuk e njeh aspak si terroriste sistemin arsimor të Gylenit.

Këtë bëri edhe ministri i Arsimit në Kosovë, dhe për këtë duhet të përgjigjet edhe qeveria jonë.

 

*Ish atashe ushtarak në Republikën e Turqisë

Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare

Share This Article
16 Comments
  • Fatkeqesisht, aleati yne i madh ka marre tatepjeten. Psikopati erdogan po u jep dhurata shtreses me injorante te Turqise, me para nga buxheti shtetit, per te siguruar voten e tyre. Ky me kujton shpellarin tone qe ua fali tokat e tjeterkujt ceceneve te shpellave tropojane, duke i patur edhe sot e kesaj dite votues te tij militante!

  • Shkrim dhe analize e qarte si drita qe shohim, vetem ata qe nuk duan vendin nuk e kuptojne. Eshte zberthyer si jo me mire .Me vjen mire qe vendi yne ka njerez me kaq pregatitje perfekte qe kane thjeshtesi ne zberthimin e ngjarjeve, te problemeve qe ka ne bote.

  • E shoh qe te paska hyre tartakuti o Hajri Vranishti. Po nuk ke c`ben dhe kete ta them me sinqeritet. Jo per gje, por nuk mund te hash njekohesisht ne tere sahanet e sulltaneve. Ke ngrene ne sahanet e Enver Hoxhes, te Ramiz Alise, pastaj te Sali Berishes, me vone ne sahanet e Nanos dhe Majkos dhe keshtu punen e sahaneve alla-shqiptarce e mbylle deri diku. Po me sahanet alla-turkce nuk i mbyll aq thjeshte keto “muhabete” kazaje.
    Dhe e di perse? Jam i sigurte qe me Fetullahun nuk ben dot shaka sic ke bere me Enverin, Ramizin, Saliun, Fatosin dhe Pandeliun (edhe ky Gylenist) se Fetullahu me 4 klase shkolle te ka dhene pune tek Bederr dhe Turgut Ozal-et, shkolla qe ka hapur me shumice ne Tirane dhe ne bote, eshte ai qe thote “me pak xhami dhe me shume shkolla”, ndoshta, ndoshta te financon edhe ate Insitutin tend te Sigurise Kombetare qe me duket po aq paralel sa ato institucuionet e Fetullahut ne Turqi.
    Fetullah dhe Erdogan te nje marke jane, pune osmanesh hesapi, problemi eshte ai i Shqiperise qe i jane futur aq thelle sa zor se i shkul me rrenje. Njeri nderton xhami mes Tiranes, tjetri nderton Universitetin Hena e Plote-Bederr a si quhet. Ne thelb te dy jane radikale islamike, por me maska te ndryshme.
    Mora vesh qe nje liste ka mberritur ne Tirane, mungesa e emrit tend do te me cudiste, sepse aty ku ka shkruar Agron T. ke shkruar dhe ti, ish-atashe Stambolli dhe analist i ceshtjeve osmane.
    Le qe ne kete shkrim nuk gjen as me te voglen analize, vetem sa na jep se kaq u kapen dhe aq u lidhen.
    E shoh qe ke bere “analize” te detyruar se duhej ta beje, se pastaj te hiqet “kamata e nizamit” nga pagesat qe vijne nga Fetullahu, por nuk ke c`ben, kur futesh ne keto ujera me radikale dhe islamike zor se del kollaj edhe nese zbaton parimin shqiptar a turk “dridhe Like”!
    Me kete parim te ka ecur ne Arnautistan, por nuk te ecen ne Selxhukistan. Ke te besh me paraardhes mongolesh
    Kete sa per informacion.

    • Kunderzbulues, je i vetmi Burr qe i nxore masken Hajro Osmanlliut te Sigurimit, te Hajro sherbetorit te Milli İstihbarat Teskilati MİT, te Hajro Guelinsit.
      Te LUTEM, na jep edha ca informacione te tjera per kete legen qe Albanistani e dergoi 8 vjet ne Ankara (shtetet demokratike, kur dergojne nje Atashe Ushtarak ne nje shtet tjeter, e dergojne per 1-2 vjet e jo 8 qe derguan Hajro Osmanlliun.

  • Zoteria e nje mire Turqine dhe artikuli e tregon kete. Erdogani po e kthen vendin mbrapa, po braktis demokracine dhe po eleminon kundershtaret politik. Ky vend me probleme kufitare po ngaterrohet dhe Brenda vendit me destabilizim, dhune e Paqendrueshmeri. Besoj se Evropa eshte shume larg per ate vend.

  • NE 15 VITE

    1. PRODHIMI I BRENDSHEM RRITUR ME 350%.

    2. PAGAT E PUNONJESVE RRITUR ME 300%.

    3. BORXHI SHTETEROR I MBAJTUR NE MASEN E

    DUHUR.

    QAJINI HALLIN TURQISE ME ERDOANIN NE KRYE, OR MIQ.

    I VETMI VEND KU POPULLI E DO QEVERRINE QE KA, KUSH NUK E KUPTOI KETE NE NGJARJET E GRUSHTSHTETIT, ESHTE DASHAKEQ NDAJ TURQISE, DHE DO TE MARRE ATE PERGJIGJE..

    • O i paditur, erdogani korri ate qe kishin mbjelle qeverite e meparshme. Njelloj se Merckel-i ne Gjermani qe po qeveris rehat se reformat antipopullore i kreu Schröder-i!
      Pastaj une nuk besoj se nje parti kanakesh myslymane te marre vesh nga ekonomia. Ai budall po e shkaterron Turqine.

    • turk muti,
      të gjithë diktatorët e kanë filluar kështu si ky idhulli tënd(pavarsisht se i jap plotësisht të drejtë “toni” në komnetin që të ka bërë),por mos harro se si e kanë mbyllur!!
      gomar,se kanë pasur një sukses stabiliteti dhe ngritje ekonomike,këta diktatorë janë instaluar në pushtet!këto të mira të përkohëshme ju kanë pjerdhur mëndjen njerëzve si ti!!njerëz që kanë kujtesën e peshkut të kuq,sot për sot!!njerëz si ti nuk janë të aftë të kujtojnë të kaluarën,e jo më të jenë të zotë të parashikojnë të ardhmen!!
      njerëz si ti jeni të aftë ta dredhin pasi të ndërrojë situata!!ju jeni ata që shkatërroni në të vërtet një shtet!ju jeni ata që sillni në pushtet diktatorët,i mbani dhe në fund i hani!!ju jeni kanibalë!!kërkoni vetëm të mbijetoni asgjë më tepër!!

  • Te hysh ne pelemike me “kunderzbuluesin ” e mesiperm nuk ja vlen ,mbasi menyra se si shkruan dhe se si shpehet tregon qe eshte nje njeri pa vlera kombetare dhe nje shpifes e intrigant.Jeta ime eshte nje jete e pasur kombetare,teper e paster dhe me asnje lloj korrupsioni apo sherbimi tjeter qe nuk i sherben atdheut.Detyrat shtetrore i kam kryer shkelqyshen,brenda dhe jashte shtetit dhe nuk mund te me gjykoj nje zvarranik.Prandaj ne fund te Marsit Vlora me dha tititullin me te larte “Qytetare Nderi i Vlores”,ndersa me rastin e 100 vjetorit Qarku me dha titullin “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlore” dhe Pwrsonailitet i Shquar i Laberise”.Mua me karakterin qe kam nuk me blen dote askush,shtetar apo privat,prandaj beje nje jete teper modeste vetem me djersen time.Me njerz si ty mua nuk me lidh asgje.
    Hajro Limaj

    • Ta nxori bojen “kunderzbuluesi” o Hajro Turku.
      Ik ore osmanlli Gulenist sherbetor i turqve.
      Ik ore komunisto-islamik i terbuar.
      Ik ore turk sherbetor i Milli İstihbarat Teskilati MİT.
      Mbetje turkoarabe qe bleve nga te korruptuarit e bashkis dhe te Qarkut 1-2 fleta pa vler, dhe na thua se te nderoi populli.
      Kriminel sunit turkoarab.

  • Ato qe nuk e njohin Hajron mendojnë se eshte dikush i, por ato qe e njohin secili e njoh dhe une e di me kush eshte Hajro,e di me se sa pune ka bere ne Ankara kur ka qene atashe i thencin se se atashe nuk mund te ishte, e njoh mire une ate,kësaj radhe nuk po hyj ne detaje por here tjetër ndoshta. Mire e kish thene ai komentuesi me siper dhe ky nje Gùlenist eshte si shume shqiptare te tjera qe kane studiuar dhe punuar ne Turqi prandaj ju idiote qe se keni idene se cpo ndodh ne Turqi mos flisni budalliqe sepse me keq do kish ndodhur po qe se kjo do kish ndodhur ne cdo vend perëndimor.

  • Une shkruaj ne gazeten tuaj si nje autoritet publik,”Qytetar Nderi i Vlores”,”Personalitet i Shquat i Qarkut Vlore”,Personalitet i Shquar i Laberise”, Kolonel,Minister Keshilltar dhe ju botoni komentet e poshtra qe dergojne kundra meje intrigaqntet,antishqiptaret,drogaxhinjet…
    Lutemi bejerni gazeten serioze dhe jo batakcinjshe.
    Hajro Limaj
    0672015555

    • Ik ore kolonel osmanlli turk, qe autorizohesh si psikopat qe je edhe si “autoritet publik” .

      Sahanlepires i diktatures komuniste dhe te pinjolleve drogmen te saj, je.

      Ik ore turk sherbetor i Milli İstihbarat Teskilati MİT te fsheht te Turqis islamiste.

      Ik ore i felliqur, o mbetje turkoarabe qe bleve me leket e Gulenit dy letra pa vler nga te korruptuarit e Qarkut te Vlores, dhe na hiqesh si i “nderuar”.

      Shume mire ta perplasi ne fytyren tende te shemtuar “kunderzbuluesi”.
      Sherbetor i punesuar i islamistave turq sunit je dhe asgje me shum.

      Ah moj Amerike & Evrope, si lejon keta islamista te qarkullojn te lire.

      • Te behesh aq qesharak edhe kjo nuk me kishte shkuar ne mendje. Qe e keni pak sindromin e “Belul Gjeraqines” ju te Vranishtit kete e kam ditur, por te kalosh ne paranoje edhe kjo nuk me kishte shkuar ne mendje!!!
        Mire o Hajri, ish-rezident i kohes se Hysni Kapos ne Malte, po te pyes: Nga kush i ke tere ato certifikata e medalje si “Personalitet i Vlores”, “Qytetar nderi i Vlores dhe tere Zones se pare Operative” gati-gati sa nuk thua “Hero i Popullit dhe i Kombit”, nga Zan Caushi apo nga ata banditet dhe drejtues gomonesh qe drejtojne ate Vloren tende?
        Me sa di une dhe Hysni Lepenica eshte tashme “Nderi i Vlores”, apo e kam gabim.
        Apo ti ka dhene Koco Kokedhima? Por dhe komisari Koco, i Zones se pare operative mbeti tani si peshku pa uje. I ke harxhuar kot ca para besoj.
        Dukesh qe vuan nga “mania e madheshtise” dhe zor se te iken tani qe je bere “njeri publik”. Dhe meqe je bere njeri publik duhet ti mbahesh parimit te “kokes se ftohte” ne keto kohe digitale, por koka ftohte per ty arrin temperaturat 42 grade.
        Ke shkruar dhe libra mora vesh! Po me ate drejtshkrim qe ke mjeer ai redaktor cfare ka hequr.
        Na paske nxjerre dhe numrin e celularit! Po kete per cfare? Per trimeri? Ki mendjen tani se mund te ta pergjojne ashtu sic ke bere dikur tek ai reparti i zbulimit prane Pallatit te Brigadave.
        Pa na thuaj njehere ato historite e Maltes te kohes se Enver Hoxhes, te lutem. Cfare ke bere andej, ne ate ishull ku as ambasade nuk kishim? Jam i sigurte qe ndonje Hysni Kapo te ka cuar. Po cfare ke pare dhe gatuar andej pa na thuaj? Ku ishe rezident, ku banoje?
        A harrova me ato dieta si agjent i kunderzbulimit vezhgoje cdo mengjes nga brigjet e Maltes Floten e 6 amerikane dhe Floten e Detit te Zi!!!!
        Ti as dylbi nuk kishe!!!!
        Me ate anglishte cope-cope dergoje ndonje cope gazete nga brigjet tona dhe me aq e kishe bere punen.

        Ke qene komunist 48 karatesh Hajro osmanlliu dhe si osmanlli e late ne balte Hysniun nga Laberia dhe Enverin nga Gjirokastra dhe papritur na del ne foto Dr. e Hysniut, Sali Berishen qe te cuan pastaj ne Turqi si atashe, po dhe atje sa erdhi qeveria Nano ne pushtet e le ne balte dhe Saliun dhe Zhulalin minister dhe Gazideden shefin tend, qe e denoncove se e kishe pare ne ambasade duke ikur ne Siri, por dhe Shkupin ambasador.
        Me kujton te ndjerin Musaraj me poemen e tij “Epopeja e Ballit Kombetare”:

        U mbyt gjemia
        Me federale.
        “ – Vraponi burra,
        Kush mund te dale!

        Hajri, per kuriozitet: keto dite “Dita” ka nxjerre historine e denimit te Teme Sejkos. A mund te na japesh versionin tend se si u kap? Se te gjithe keta shkojne deri tek momenti i arrestimit, por se i u seleksionua ky “kolonel” kete duhet ta dish mire se ju a kane thene koleget e zbulimit te ushtrise.
        Kjo ishte pak histori nga e kaluara. Dhe te them te drejten nuk kisha nder mend te vazhdoja, por u tregove i paduruar dhe i dale nga shinat.
        Per kohet aktuale te pyes perseri: Cfare leksionesh jep tek Universiteti Bederr apo beterr dhe kush e financon?
        Se edhe licencen e ministres Nikolla me shume probleme e mori apo e kam gabim?
        Po ai Instituti yt i “politikave” te Sigurise ku e ka adresen dhe nga kush financohet?
        Ke nje pergjigje?
        Kur te qetesohesh na jep ndonje pergjigje.
        Dhe ne fund kam pyetjen e fundit:
        Ku po e con Fetullahu Shqiperine…i nderuar fshatar i nderuar i Vranishtit.

  • Gylenxhi Limaj, kam vetem nje fjale per ty e per rracen tuaj: ju kam lene Allahun (por edhe popullin turk) !!! Eshte e kote te debatohet me ju, ju njihni vetem vrasjet, presionet e tradhetine!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *