Nga Bedri Islami
Me dekretin e tij të parë presidencial, Taip Erdogan, presidenti fuqiplotë i Republikës Turke, mbylli 2.300 shkolla, të cilat, sipas tij, janë pjesë ose frymëzuese të puçit ushtarak të një të premteje kundër qeverisë dhe presidencës.
Nuk e di se çfarë lidhje kanë shkollat me puçistët, e po ashtu nuk e di se si është niveli i rrjetit arsimor Gulen në atë shtet të stërmadh. Por e di krejt mirë se kolegjet dhe Universiteti turk në Shqipëri, kudo që janë ngritur, janë më të shquarat, më të përgatiturat dhe me nivelin më të lartë të mësimdhënies dhe perceptimit të lirisë.
Ka sinjale se ambasadori turk në Shqipëri, me urdhër të qeverisë së tij, po bën të gjitha demarshet që edhe në shtetin tonë të ketë qëndrime represive dhe mbyllje të institucioneve, të cilat quhen si të rrjetit Gulen.
Ambasadori turk, sipas burimeve të besueshme, po përhap edhe një listë, në të cilën janë shënuar emrat e atyre që cilësohen nga qeveria e tij si përcjellës apo gylenistë, dhe sipas mesazhit të tij, ndaj tyre duhet pasur një qëndrim shtetëror.
Do të ishte mirë që ambasadorit t’i bëhej e ditur se në kujtesën e tij ky vend mund të quhet ende Arnautistan, por është Shqipëri, kur jemi në tokën tonë, dhe është Albania në botën perëndimore. Mijëra vite më parë, ai që u quajt perandori i parë i Kinës, Shih Huang Ti, urdhëroi të hidheshin në zjarr të gjithë librat e shkruar para tij, e njëkohësisht, të ngrihej ledhi që njihet si muri i madh kinez.
Me mbyllë shkolla dhe me gardhue shtetin tënd është punë e princave të egërsuar e jo dritë hijerëndë e liderëve të zgjedhur nga populli.
Të djegësh libra dhe të mbyllësh shkolla do të thotë të risjellësh obskurantizmin në një vend të lirë, që kokën e ka në Europë dhe trupin në Azi.
Të mbyllësh një shkollë a të gardhosh një copë tokë, është e zakonshme, por të mbyllësh 2.300 shkolla dhe të kërkosh mbylljen e shumë të tjerave, kam drojë se nuk është fillesë e mbarë për një komb.
A po sillet në shtetin turk hija e Abdyl Hamidit apo fryma kemaliste do të jetë rishtas mbizotëruese?
Unë besoj në të dytën, megjithëse historia e përbotshme nuk është asgjë tjetër veçse historia e përsëritjeve.
Shumë vite më parë Niçe do të shkruante:
“Kudo ku është djerrina – mjerimi i përket atij – që s’del jashtë djerrinës”.
Megjithëse nuk kam qenë asnjë ditë mësues, më dhemb për shkollat e mbyllura, edhe në një vend të largët; dhe revoltohem kur duan të mbyllin shkollat edhe në vendin tim.

Z. Bedri! Ke shkruar per dicka qe nuk ke dijeni te plote! Nuk ke informacionin e duhur! Por ke nje te vertete te madhe qe thua se nuk mund te mbyllesh shkolla! Koha do te tregoje se kush eshte Gylen!
Shume me vend i nderuar Bedri,dje min i jashtemgrk i quajti bashkeatdhetaret tane çame bashkepunetore te nazizmit…mire burrat ta zeme ,po grate e femijet pse i vrane e i prene e i dogjen me zjarr dushmanet greke ??!pse i perzune nga tokat e vatani i tyre shume shekullor pa mbritur ata nga Siria?
Tani na del edhe ndonje turk dhe mendon te mbylle shkolla te nje cilesie e niveli maksimal te kultures e te dijes , pamvaresisht se i kemi lejuar edhe tev propogandojne fene islame te huazuar po nga turqit pushtues te se kaluares.
Zoterinjte te dine mire se jemi nga kombet me te ndritura mbi Dhe. Dhe kyeprijsi yne Gjergji ish atleti i krishterimit ne Evrope.
Zoter ne shtepine tone jemi ne !
po mir o tj po ne cna e ndjen shum ca behet me mongolet e turqis, cna lidh puna ne shoku
Po mire mor shqipetare deri dje me Z. Lu dhe Znj. Vllahutin. Tani na doli dhe nje fare sulltani Erdogan. E kush e ruan per kete idiot apo ju pelqen te rrini edhe 500 vjet nen sulltanat. Nuk besoj se ka popull ne bote me kater sy, dy perpara qe shikojne nga Europa dhe dy mbrapa qe shikojn nga sulltanati dhe jam I sigurte qe keta palo politikane per karriket e tyre syte prapa jane me te forte. Amin.
DO TI MBYLLIM, KU KA PERGJIGJE TJETER.
Nuk e kupton o Bedri qe Erdogan pasi pa arritjet mahnitese te terapise se shokut ne shqiperi ka vendosur ta zbatoje ne Turqi.
Fanar ishim dhe fanar ngelem per mbrojtjen e demokracise.
ne shtrojme iftar ne seline e presidences,te kuvendit dhe te qeverise dhe akuzojme si islamik Erdoganin
Cudirat tona nuk kane te mbaruar.
Ne vend te pergjigjes, sulltan Edoganit i duhet propozuar t’i marre kolegjet turke dhe universitetin me koncesion, se keshtu forcohen jo vetem maredheniet e “shkelqyera“ ne fushen e aresimit dhe kultures, por edhe “vellazeria 500-vjecare“ e dy popujve tane “heroike“.
shkollat turke qe jan hapur ne rast se perhapin dije dhe kultur te rrin hapur po muaren me politik dhe perhapje feje te mbyllen menjehere sulltani i turqise te shikoj punen e tijne turqi shqiperia esht shtet i pavarur dhe jo pashallek i turqise
Kolegjet turke ne Shqiperi jane elita e shkollave. Jane shkollat me te shkelqyera qe e kane perfaqesuar Shqiperine denjesisht ne olimpiadat nderkombetare. Keto shkolla jane krijuar sipas rregullave te legjislacionit Shqiptare. Si guxon ky palo njeri te mbyllen keto shkolla. Besoj se shteti Shqiptar do te japi te njejten pergjigje siç e dha para nje viti kur ishte per vizite ai palo njeri ne Shqiperi.
Keto shkolla qe quhen “tyrke” jane plotesisht shqiptare,dhe bile nga me te mirat.Them shqiptare jo vetem se ne to mesojne femijet tane,por edhe sepse stafet e tyre pedagogjike perbehen kryesisht nga mesues shqiptar dhe mesimi baze behet ne gjuhen shqipe.Ka lende shkencore qe behen ne anglisht,ndersa turqishtja mesohet thjesht si nje gjuhe e huaj.Programet mesimore jane te miratuara nga Ministria dhe te njejta me ato te shkollave shteterore apo private.Niveli i arsimtareve eshte i larte nga ana shkencore dhe padagogjike dhe oret e mesimit behen me seriozitetin me te madh,qe ia kalon shume shkollave tjera puro shqiptare.Por ajo qe dua te theksoj edhe me shume eshte neveli i rregulliut dhe disiplines ne keto shkolla,ku me te vertete rriten femij qe ne mbarim te shkolles meritojne te quhen ‘QYTETAR TE KULTURUAR’.Edhe ne ato sholla ku behet mesim feje,ajo me teper ka karakter edukimi se sa pergatitje e mirfillte fetare.Ne mbyllje mund te them me bindje te plote se mbyllja e ketyre shkollave do ishte nje krim ndaj arsimit.
Te gjithe e dine se kush e beri pucin ne Turqi. Ate e beri vete Erdogani. Dhe si te gjithe diktatoret dhe ai besoj se do te perfundoje nje nje menyre shume te keqe