Një treg frutash, dy banka dhe disa dyqane janë evakuar në qytetin italian të Ventimiljas, pas një alarmi për bombë. Një telefonatë anonime njoftoi për praninë e një bombe në treg.
Policia largoi dhjetra persona ndërkohë që mbërritën specialistët anti-eksploziv.
