7 ditë të përgjakshme në Gjermani

Elton Tafaruci

Një javë plot me sulme të përgjakshme ka prekur telat e nervave të Gjermanisë, e cila u tregua e gatshme të pranonte azilkërkuesit nga Siria.

Nga sulmet që prekën Gjermaninë këtë javë, vetëm i pari, ai i sulmit në tren thuhet të ketë pasur lidhje me grupin militant të Shtetit Islamik.

18 korrik: Një adoleshent azilkërkues nga Afganistani u qëllua për vdekje pasi sulmoi 5 persona me sopatë në një tren. ISIS ka marrë përsipër sulmin, duke publikuar një video të regjistruar më parë nga sulmuesi.

22 korrik: Një dadoleshent gjerman me prejardhje iraniane vrau 9 persona në një qendër tregtare në kryezytetin bavarez, Mynih. Shumica e të vrarëve ishin emigrantë. Ai më pas qëlloi veten. Raportohet se arsyeja që e shtyu në këtë akt ishte pasi për shumë vite të tjerët e kishin tallur në shkollë. Nga sulmi mbetën të vrarë tre shqiptarë.

 

24 korrik: Një azilkërkues sirian u arrestua në qytezën e Reutlingen, pasi vrau një grua polake me një hanxhar dhe plagosi dy persona të tjerë. Policia raportoi se kjo ishte një vrasje e atij lloji që në gjuhën e krimit quhet “krim pasioni”.

24 korrik: Një azilkërkues sirian të cilit i ishte refuzuar kërkesa për azil, hodhi veten në erë pranë një bari ku zhvillohej një festival muzikor në qytetin e vogël bavarez të Ansbach, duke plagosur 15 persona.

gjermani

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *