Hajdutët i vjedhin orën e shtrenjtë këngëtarit të njohur

Dita

Dy persona janë vënë në pranga këtë të hënë nga policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhje.

Bëhet fjalë për shtëpinë që ka në Tiranë këngëtari nga Kosova Getoar Selimi.

Hajdutët kanë arritur të marrin një orë që kushton 35 mijë euro. Burimet thanë për gazetën se dy të arrestuarit janë të moshës 17 dhe 20 vjeç. 17 vjeçar me inicialet D.K, mësohet se është autori i grabitjes. Ai ka arritur të futet në banesën e këngëtarit dhe ka marrë orën, të cilën më pas ia ka dhënë të arrestuarit tjetër, 20 ­vjeçarit Mërgim Lala, raporton Panorama.

Mësohet se ora është gjetur gjatë kontrollit në banesën e 20­-vjeçarit. Dy të arrestuarit janë nga Kamza.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *