1880 / Ushtarët me plisa të Batalionit të Prizrenit u dekoruan nga Sulltani për heroizëm në luftën kundër Greqisë

Dita

Studiuesi Bajram Mjeku ka siguruar një foto të rrallë të vitit 1880. Në këtë fotografi janë disa ushtarë shqiptarë të Perandorisë Otomane, që janë dekoruar nga sulltani për heroizmin në luftë me Greqinë.

“Në këtë fotografi është Batalioni shqiptar i Prizrenit, i cili vepronte në kuadër të Perandorisë Osmane. Ushtarët shqiptarë dallohen mirë me uniformë të Ushtrisë turke dhe me plisa mbi kokë”, thotë Mjeku.

Fotografia nuk dihet kur është realizuar, pasi nuk ka datë, por supozohet të jetë shkrepur rreth vitit 1880.

 “Në medaljen lartë fotografisë në anën e djathtë, shkruan se Sulltani dekoron Batalionin e Prizrenit, i cili është shquar për heroizëm në luftë me Greqinë. Teksti është shkruar në Osmanishten e Vjetër dhe deshifrimin e ka bërë dr. Sadik Mehmeti, ligjërues në Degën e Arkivistikës në UP”, shton Mjeku. /Telegrafi/

batalioni prizren

Share This Article
12 Comments
  • TE GJITHE SHQIPETARET, KANE QENE DHE JANE EDHE SOT ME PERANDORINE OSMANE.

    PERPARA ERDOAN.

    ALLAHU EKBER

  • Kjo eshte foto qe na turperon dhe nuk na nderon. Se ketu jemi ne rolin e mercenareve qe shtypim te tjeret. Greket ne kete kane qene shtet i pavarur, c’pune kishim ne shqiptaret te luftonim per hesap te Turqise, ne nje kohe kur Turqia na mohonte edhe mesimin e gjuhes shqipe, pale te tjerat. Dhe ky gomari siper shkruan “perpara Erdogan, Allahu Egber”. Cfare plehre!

  • Shqiptaret me Plisa kane Masakruar vellezrit e tyre Shqiparet Ortodoks Cam&Arvanite. Kjo eshte puna me e mir qe di te bej 1Shqipar, te behet ushtar i tjetrit e pushtusit dhe ai te talli menderen ti ferkoj koken dhe ti japi 1medalje per VllaVrasjen

  • Ne 1880 ishte periudha e Lidhjes Prizrenit.Ne vend qe te mobilizoheshin per mbrojtjen e tokave shqiptare,qe rrembeu Serbia(Nishi,Kurshumlija,lugina Presheves) dhe Mali i Zi(Ulqini,Tivari,Plave e Guci),shkonin luftonin per Turqine.

  • Nemo, Beni ben GALLATE nes e ndjek ne komente .
    Ne Shqiptaret jemi shquar gjithmone per trimeri dhe bes prej burri, por ama gjithmone na kane munguar UDHEHEQES largpames ndaj dhe perfundojme mish per top per te tjere….
    Hypin ne fron medioker,servila,spiune dhe ata qe jane te zot ose mbajne sehir, ose marrin leckat e largohen ne dhe te huaj.
    Keto ditet e fundit degjova nje te ri politikan tashme kur e pyeten qe, kur jeni angazhuar ne politike, ai u pergjigj serbes , qysh ne moshen katermbedhjete vjeçare…Neser ate mund ta kemi kryeminister……Ai di te lexoje libra , te haje buke me qofte dhe tja laje breket mami..

  • Kaq te nxehur!! Ngadal-ngadal.
    Ne fund te shekulli te 19 jemi pjese e nje shteti, bejme sherbim ushtarak te detyrueshem dhe sipas tradites turke ne nje perandori shumegjuheshe njesite e vogla krijoheshin me nje kombesi.
    Shqiptaret nga te dyja anet e frontit mbronin interesat e shteteve ku benin pjese- mos me thoni qe vetem Turqia qe pushtuese dhe greqia nuk u soll si pushtuese me shqiptaret. Per te dya palet qeme mish per top.
    Politika çnjerezore turke, veçanerisht me shqiptaret qe i shtrydhi si limon dhe i shkeli me kembe dihet, por do ti thosha Epirit, a nuk u soll po keshtu ne mos edhe me keq edhe Greqia me shqiptaret?! Ku jane shqiptaret e Greqise, (ta quajme ortodokset) e çamerise, Konices, Kosturit, Follorines, Sulit. Ne Negovan sot ka vetem greke. Genocid i paster dhe i organizuar: shteti, kisha, shkolla e kane “kryer me sukses” detyren antishqiptare.
    Dhe te mendosh se çfare bene shqiptaret per lirine e Greqise! Dhe te mendosh se ne Shqiperi nuk ka humbur kombesine asnje minoritar grek, perkundrazi.
    Eh, mor Epiriii.
    Mbase po u vjen fundi edhe diteve te zeza te shqiptareve!

    • Se ve ne Diskutim qe edhe Greqia nuk Reflektoi por ju pergjigj me te njejten Monedhe myslimaneve Shqiptar qe vetdeklaroheshin turq muhamedane, ne Kushte te tilla smbeti asgje tjeter vec Asimilimi i Shqiptarve te Epirit Jugor dhe Tradhetia e vellezerve te tyre Muhamedane qe vetdeklaroheshin Turq ne Epirin Verior. Smbeti me asnje pik qe ti lidhte dhe Greqia beri “detyren” kuptohet per te miren e saj dhe te keqen e Muhamedanve dhe Kaurve Shqiptar ne gjith Epirin Jugor e Verior

  • Ah tah qe mendoj se turqit jah doj te mir Shqiptarve,ah tah jon Shqiptar te pahm shkurt

    1:500 vejet sundim qah paten teh mir per veq ndarje Te Trojev Shqiptare
    2: 3.5-5milon Shqiptar ne Turqi qe nuk eh din As Gjuhe bile edhe Emrat nuk ih kan Shqiptar
    3: Tash vin Kosov Shqipri edhe noh thoj juh kemi Vallazen po qaf Vallazen ore ah tah doj Vota eh Shqiptarve Turqi
    Eh atah Shqiptar qe mendoj se ah mat mir jan Turqit ah Greket juh them as njeri

  • Per popullatat jo shqiptare ballkanike shqiptaret nuk shiheshin si popullata e pushtuar por shiheshin si popullate bashkepushtuese. Kete e tregonjne edhe keta ushtare me plisa te cilet luftuan kunder nje kombi fqinj. Kjo pjesemarrje ne krah te nje ushtrie pushtuese na kushtoi shume shtrenjte gjate lufterave ballkanike.

  • Turqit u treguan kaq te pabese ndaj shqiptareve,saedhe kur ishte afer fundit te saj,ne vend qe ti linte 4 vilajetet te bashkuar dhe te quhej shqiperia,poshterisht ajo ja zvogeloi kufijte,duke e lene ne meshire te fqinjeve me te organizuar. CAJUPI: o zot qe bere,qe bere derin dhe arine,cfare pate qe bere Turqine!

  • Ne luftrat per pavaresi te Serbeve, Bullgareve, Grekeve, Malazezeve shqiptaret ishin objekt i vrasjeve, perdhinimeve e debimeve masive me qellim zoterimin e tokave te banuara me shqiptare. E vetmja mundesi qe kishin shqiptaret per te mos u asgjesuar si komb ishte Perandoria Osmane. Studjuesit e historise kane llogaritur mbi 4 miljon mysliman pa percaktuar etnine te debuar nga trojet e tyre ne Ballkan.Perfundimi shqiperia e 1913 kishte vetem nje te treten e kombit te saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *