Aktivistët e “Reporterëve pa kufij” kanë kujtuar në një mënyrë të veçantë Ditën e Lirisë së Medias. Ata kanë ngjitur në stacionet e metrove foto të disa prej “armiqve” më të mëdhenj të fjalës së lirë. Në posterat gjigantë bardh e zi shfaqen portretet e liderëve ndërkombëtarë si Vladimir Putin i Rusisë, Ahmedinexhadi i Iranit apo Bashar al Asadi i Sirisë, në poza fyese të realizuara nëpërmjet fotomontazhit.
Nëpërmjet fotove përcillet marrëdhënia e vështirë e tre presidentëve me gazetarët dhe mediat e vendeve të tyre. Putin njihet si një ndër shtypësit më të mëdhenj të fjalës së lirë në Rusi, ku disa gazeta janë mbyllur thjesht për një shkrim hulumtues mbi jetën e tij private. Ndërkohë, nuk është më i butë as qëndrimi i Ahmadinexhad dhe Asad, përkatësisht në Iran dhe Siri, të cilët prej vitesh përpiqen t’i tregojnë botës një shtet ndryshe nga ç’është në të vërtetë regjimi i tyre, duke censuruar vazhdimisht lirinë e të shprehurit.





Po Sala ku eshte