Atletico, synon Diego Costa-n, Bacca është alternativa

redaktor

Atletico Madrid nuk është dorëzuar në objektivin e tij për të pasur sërish në skuadër Diego Costa-n.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “Daily Mirror”, futbollisti është gati t’i bashkohet skuadrës së Diego Simeones, por nuk do të krijojë polemika e kaos për t’u larguar nga “Stamford Bridge”.

Mësohet se Atletico Madrid ka vënë në shënjestrën e tij edhe Carlos Bacca nga Milani, por kolumbiani konsiderohet nga madrilenët si një alternativë e Diego Costa-s, nëse bisedimet për këtë të fundit dështojnë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *