Europa “nuk ha” çokollata. Kërkesa është më e madhe jashtë kontinentit

Dita

Në raportin e fundit, kompania e prodhimit të çokollatave, Lindt Und Sprüngli, tregoi se tregjet kryesorë në Zvicër dhe Europë janë të “tejngopura”.

Për më tepër, zvicerianët nuk po blejnë më çokollatë në vend. Kjo vjen pjesërisht për shkak se, shitësit me pakicë në Europë po vendosen nën presion nga shitësit rivalë me çmime më të ulëta. Ndërkohë që tregu europian i çokollatave është në tepricë, pjesë të proçesit të prodhimit të çokollatës po bëhen më të shtrenjta, veçanërisht në blerjen e lëndëve të para.

Moti mund të fajësohet pjesërisht, pasi thatësirat kanë dëmtuar zona të mëdha në fushat e kakaos në Afrikën perëndimore. Këto kushte nuk po e bëjnë të thjeshtë biznesin për Lindt Und Sprüngli, ku shitja e çokollatave është ngadalësuar në të gjithë kontinentin.

Pavarësisht kushteve në Europë, kompania thotë se shitjet janë rritur me më shumë se 10% në pjesën tjetër të botës. Australia, Afrika e Jugut, Brazili dhe Japonia janë tregjet më të fortë, raporton Lindt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *