Pse zemërohen ballistët?

anazapta

Pas botimit të intervistës së 23 qershorit me kryetarin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, nën titullin “Krimineli Mehmet Shehu arriti deri në tredhjen e ballistëve që të mos shtoheshin” u botua një reagim i kreut të komunistëve, Muharrem Xhafa, si dhe kujtimet e veteranit Shuko Minga, ndërsa pati shumë komente nga lexuesit në internet brenda dhe jashtë vendit. Thashë se me kaq u mbyll ajo histori dhe nuk mendova se do t’i ktheheshim kaq shpejt atij debati për luftën antifashiste nacionalçlirimtare dhe për rolin e ballistëve në atë luftë.

Mirëpo, gjatë ditëve në vijim kam komunikuar disa herë me zotin Alimadhi dhe pashë se ai ishte i nervozuar me reagimet kundër tij, ndërsa i shtohej dëshira për të replikuar me kontestuesit e tij. Fillimisht, më dërgoi me postën elektronike qeleshen apo qylafin karakteristik të ballistëve, pasi nuk kishte mbetur i kënaqur me atë qylafin që disenjatori i gazetës i kishte vënë në kopertinën e gazetës. E kemi stilizuar qylafin, tha Alimadhi, e kemi bërë më të bukur, më bashkëkohor, pasi nuk është thjesht vetëm shqiponja si para 70 e ca vjetësh, por është shtuar edhe emblema e Partisë sonë të lavdishme… I premtova se do ta korrigjojmë shumë shpejt këtë detaj.

Nga ana tjetër, vura re se zoti Alimadhi nuk kishte asnjë lëkundje në qëndrimet e tij. Sikurse do ta vëreni edhe në këtë intervistë, ai thellohet në qëndrimet e tij në mbrojtje të kauzës balliste dhe në sulmet që i bën luftës antifashiste të partizanëve të udhëhequr nga komunistët. Ashtu si në botimin e intervistës së 23 qershorit, ne theksojmë se gazeta ‘DITA’ ndan pikëpamje të kundërta me ato të zotit Alimadhi për luftën antifashiste dhe për dëshmorët.

Bisedoi Xhevdet Shehu

 

– Zoti Alimadhi, të shikoj të mërzitur. Mos ka të bëjë kjo mërzitje me reagimet ndaj intervistës që ju dhatë para pak ditësh në gazetën ‘DITA”?

– Jo, e keni gabim, nuk jam aspak i mërzitur. I zemëruar mbase. Madje këto reagime të tipit bolshevik, pas intervistës që botova në ‘DITA’ i kam pritur. Pse? Sepse prej këtyre mendjeve të mykura dhe diktatoriale e kam vuajtur familjarisht në sistemin kriminal komunist, me marrje jete, me burgje, persekutime, internime e të tjera, kështu që e prisja dhe nuk ndihem i mërzitur aspak, pavarësisht vulgaritetit të tyre.

Mendoj se, në këto 25 vjet të këtyre proceseve të brishta demokratike, këtyre mendimeve nuk iu ka ndodhur asgjë, ata vazhdojnë të paguhen akoma si veteranë nga taksat e shqiptarëve duke mos qenë të tillë. Kjo është e padrejtë. Shqipërinë ata e kanë drejtuar dhe po e drejtojnë, gjyqësorin, prokurorinë, të gjitha institucionet, fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre janë ende, madje edhe reformën në drejtësi ata po e bëjnë, ky është rrugëtimi i Shqipërisë.

– Në intervistë ju i sulmonit ashpër ish-komunistët dhe luftën e tyre nacionalçlirimtare, madje e mohonit totalisht luftën e tyre, ndaj dhe ata kishin të drejtë të reagonin, apo jo?

– Gjatë gjithë kësaj kohe personalisht kam kuptuar që mendimet e tyre janë nga më të ulëtat dhe shoqëria shqiptare po tallet me ta. Gjithsesi mendoj se duhet kohë, duhet të ishin ndëshkuar krimet e komunizmit dhe të gjithë ata që kryen krime dhe lyen duart me gjak shqiptari duhet të ishin përgjigjur përpara drejtësisë. Duhen ligje demokratike, duhet kulturë demokratike, duhet frymë vëllazërimi, duhet ndërgjegjësim, duhet pjekuri dhe vullnet për t’u kuptuar faji dhe gabimet, por kjo është e vështirë dhe të drejtën askush nuk e pranon lehtë, por ndiej keqardhje për këtë mendësi idiotësh dhe shumë të cekët. Për shkak te kësaj sjelljeje, ne si shqiptarë do vazhdojmë të jemi të ndarë dhe kjo nuk i shërben aspak afrimit midis njëri-tjetrit që ne shqiptarët të jemi të bashkuar dhe të shohim përpara si shoqëri e lirë dhe me mendime demokratike. Mos harroni se sot është epoka e Shqipërisë dhe e shqiptarëve dhe më shumë se kurrë kërkohet bashkim dhe përgjegjësia e përçarjes bie mbi ata që gjithmonë kanë përcjellë frymën antikombëtare. Unë mendoj se kjo e ka një shpjegim, sepse ata nuk kanë ndjenja njerëzore, veprimtaria e tyre është vetëm kriminale…

6– Mirëpo ju zoti Alimadhi nuk shfaqni asnjë tolerancë me mendimet e kundërta me ju… Si ta kuptojmë këtë qëndrim tuajin?

– Natyrisht që ne nuk mund të pajtohemi dhe të pranojmë mendimet e kriminelëve komunistë. Ne u kemi lenë kohën që ata të ndërgjegjësoheshin për veprimtarinë e tyre, të ndërgjegjësohen për gënjeshtrat, përbaltjen, historinë, për izolimin e Shqipërisë, për shpifjet, gojën e shthurur mbi Ballin Kombëtar dhe mbi ballistët padrejtësisht. Këtu tregohet niveli shumë i ulët i tyre, në mendësinë e tyre ngelet vetëm dhe vetëm denigrim, shpifje, egërsi, gënjeshtra. Shikoni sa gënjejnë, mendojnë se shqiptarët nuk i kuptojnë, thonë se kemi luftuar në trevat shqiptare dhe e çliruam Kosovën. Është çliruar Kosova? Ç’donin ata atje? Ata, po, vajtën atje dhe vranë atdhetarët më të mëdhenj dhe ia nënshtruan trevat shqiptare Serbisë. E kush janë tani tradhtarët? Balli Kombëtar apo ata? Krimineli nuk kupton, ai mbetet i tillë gjithë jetën, prandaj krimet duhet të ishin ndëshkuar në këto 25 vjet demokraci.

Ata e patën kohën e mjaftueshme që të ndërgjegjësoheshin, ata duhet të ishin ndëshkuar për falsifikim të historisë, ata duhet ta kuptonin vetë dhe të dilnin përpara shoqërisë shqiptare të kërkonin falje mbi këtë shkatërrim qe i bënë kombit shqiptar nga mendësia kriminale e tyre, por mendje mykur ngelën dhe nuk kanë kuptuar asgjë nga liria dhe demokracia dhe nga fryma vëllazërore. Ata fituan për shkak të sinqeritetit vëllazëror që kishte Balli Kombëtar, për ata ne jemi akoma armiq, tradhtarë dhe bashkëpunëtorë, kjo frymë i dëmton shumë proceset e Shqipërisë. Mendoj se ka ardhur koha e respektimit të njeri tjetrit, është koha e mendimeve të lira dhe demokratike dhe jo kjo gjuhë e tyre.

Mos harroni se kjo vjen edhe për faktin sepse shoqëria shqiptare është shkëputur krejtësisht nga ata, nuk i mbështet askush, madje edhe vetë partia socialiste, e cila ka filluar dhe tallet, i përdor ata vetëm për t’iu marrë votat, ata duan vetëm t’iu varësh disa dekorata dhe të nderojnë me grushtin lart. Ata kanë perënduar përgjithmonë, ata do të ngelen mendësia më e urryer e shoqërisë shqiptare, dhe kjo ka për të ndodhur, për këtë atyre iu vjen inat. Më vjen keq por ç’të bëjmë, koha na dha ne të drejtë, ky është rrugëtimi i pastër, i drejtë thellësisht dhe plotësisht kombëtar i Ballit Kombëtar. Sa të ngordhin disa mendje të mykura që hiqen si profesorë, si historianë dhe luftëtarë të mëdhenj atëherë do të shpëtojë Shqipëria dhe shqiptarët njëherë e përgjithmonë…

– Replikën e parë kundër jush e bëri publikisht kreu aktual i komunistëve, Muharrem Xhafa. Si e pritët reagimin e tij?

– Gjallë është ky (Muharremi)? Unë kam thënë dhe vazhdoj të them të drejtën dhe vetëm të vërtetën, gjithçka të mbështetur mbi fakte dhe të dokumentuara, kjo është pranuar edhe vetë prej tyre që këto krime janë kryer nga vetë ata kriminelë.

Por edhe veteranët ish-partizanë janë zemëruar me intervistën tuaj. Ka të bëjë kjo zemëratë e tyre me faktin se ju goditët dhe i konsideruat kriminelë dy udhëheqësit kryesorë të partizanëve, pra Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun?

Zotëri, jo vetëm Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, por edhe këta njerëz të shpifur nuk kanë kuptuar asgjë nga veprimet e tyre kriminale dhe diktatoriale, izolimin e Shqipërisë nga bota demokratike, nuk kanë kuptuar asgjë as nga koha e mendimeve të lira demokratike. Unë mendoj se këtij grupimi njerëzish duhet t’i krijojmë kushte për të zhvilluar idetë dhe jetën e tyre, t’u ndërtosh disa objekte, t’i vendosësh të rrinë së bashku dhe të shohin me sytë e tyre si e si do të shembet sistemi i menduar prej tyre, do të hanë njeri-tjetrin, do t’u hyjë krimbi si ajo molla që e gërryen krimbi dhe bie vetë nga pema… Kjo është e gjitha, vetëm atëherë ata do ta kuptojnë, sepse deri tani kanë rrojtur mbi kurrizin dhe djersën e shqiptarëve.

– Me sa kam vënë re, më shumë indinjatë ka ngjallur deklarimi juaj se forcat partizane kanë vrarë “zero italianë dhe gjermanë pushtues” gjatë luftës. A nuk ishte e tepruar ajo deklaratë?

– Unë flas me fakte, ballistët janë shumë seriozë në këtë pikë. Statistikat flasin se nga komunistët janë vrarë vetëm 136 italianë dhe gjermanë. Atëherë, ku është “lufta e famshme e lavdishme” e të tjera…, Ku janë batalionet, brigadat, korparmatat, kaq mijë dhe aq mijë të vrarë? Pastaj kuptoni një gjë që sikur të ishte bërë luftë e vërtetë kundër gjermanëve dhe italianëve, a e kuptoni ju se shqiptarët do ishin vrarë dhe shkatërruar? Kuptoni një gjë se me kë po përballeshin, por kriminelët komunistë e kishin si strategji: hidhnin një pushkë këtu dhe atje dhe bënin sikur luftonin. Ata po, kanë vrarë vëllezërit e tyre shqiptarë. Shikoni statistikat: 136 pushtues të vrarë, (dhe këta janë vrarë për arsye të tjera), kurse shqiptarë janë vrarë 4000-6000. E kuptoni me kë kanë luftuar këta partizanë dhe komunistë kriminelë?

– Zoti Alimadhi, këto janë akuza shumë të rënda dhe duhet të përmbyset historia e Shqipërisë nëse është kështu si thoni ju. Po a keni fakte, a kini dokumente për këto që pohoni?

– Natyrisht që kam. Unë nuk flas qesim. Vetëm komunistët kanë folur e flasin qesim si udhëheqësi i tyre Enver Hoxha. Ne ballistët nacionalistë flasim me fakte dhe dokumente. Unë deklaroj me përgjegjësinë më të madhe se gjithmonë Balli Kombëtar u përpoq me të gjitha format, edhe mbas prishjes së marrëveshjes së Mukjes nga sllavo-komunistët që në Shqipëri të mos ndodhte gjakderdhje, që vëllai të mos vriste vëllanë, që djali të mos vriste babanë. Balli Kombëtar u përpoq t’i edukonte shpirtzinjtë kriminelë komunistë që ata të mos bëheshin elementë të rrezikshëm, por kjo ishte e pamundur. Kriminelët komunistë filluan luftën vëllavrasëse me një egërsi shtazore, ata vranë në të katër anët e Shqipërisë. Po ju m’i botoni këto fakte që unë mund të them tani?1-

– Po, i botojmë, ashtu si do të botojmë edhe faktet që i kundërshtojnë faktet tuaja, zoti Alimadhi…

– Mirë, atëherë. Do t’u tregoj disa krime të tmerrshme të atyre komunistëve që tani na hiqen se na çliruan Shqipërinë. E filluan në datën 8-9 shtator, të vitit 1943, nga Devolli duke therur me thikë kokat e shqiptarëve Zia Gashin nga Kosova dhe Hadi Kasimatin. Duhet thënë ashtu siç ka ndodhur, këta kriminelë pasi i kanë prerë kokat e tyre janë tallur, duke i gjuajtur me këmbë kokat dhe duke iu thënë “pa çohu Zia dhe çohu Hadi, komandoni ushtarët tuaj trima…” Së bashku me ta ata vranë edhe 4 ballistë të tjerë.

E kështu shpirtzinjtë vazhduan barbarizmat në të katër anët e Shqipërisë, vranë me atentat sekretarin e rinisë të Ballit Kombëtar Hazis Shara. Masakruan në Matjan të Lushnjës 67 ballistë, duke i therur dhe duke iu trazuar zorrët nëpër bark dhe duke nxjerre përjashta organet e brendshme të njeriut. Nuk ishin shqiptarë këta? Vranë në Gjirokastër Rukmedin Dino me katër vetë; tradhtuan çetën e Hysni Lepenicës duke vrarë 36 komandantë çetash. Sërish vranë në Gjirokastër avokat Emin Kokalarin, Tajar Çarçanin, Qemal Bejlerin, Xhaferr Alushin, Sefedin Haderri, Boço Kalon, 70 vjeç, profesor Taro Kalon, Myzafer Shehun me gjithë të birin 15 vjeç… E shikoni sa të pamëshirshëm kanë qenë katilat komunistë në sytë e të birit vrasin babain dhe në sytë e babait vrisnin të birin. Vranë Vasil Shahinin, Dino Maton dhe Hajlo Laton. Shkoni dhe pyesni në fshatin Libohovë të Gjirokastrës. Kriminelët komunistë kanë likuiduar një fshat të tërë, kanë vrarë 109 burra. Njerëz kanë qenë komunistët dhe partizanët? Jo more jo, vetëm kriminelë. Në mënyrë të pabesë krimineli Mehmet Shehu vret në Dunicë të Pogradecit 68 ballistë. Ky kriminel nuk ndjente të ngopur me mish ballisti. Vrau 22 djelmosha në Martanesh. Vazhdojnë kriminelët, sërish në Korçë çeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjevica masakroi në mënyrën më barbare Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, u prenë hundët dhe veshët, u nxorën sytë, u thyen krahët… Të pamëshirshmit iu këpusin organet seksuale. Këta mundet të quhen heronj. Në Kavajë kapin dhe vrasin dy djelmoshat Besnik Cano dhe Qeramudin Sulo, i hedhin në një përrua dhe ku u kalb mishi i tyre. Sërish në Korçë ata vrasin Baba Zylfon, Sabri Panaritin, Refat Goskovin me gjithë të birin. Në Tiranë vrasin Azis Camin. E pra të gjithë këta ishin shqiptarë, por tragjedia vëllavrasëse arrin kulmin e saj në përroin e Shipckës në Voskopojë të Korçës, ku zbulohet krimi i radhës, kufomat e shqiptarëve arrijnë në 180 vetë, gjetur pas 3 muajsh të masakruar barbarisht, prerë krahë, këmbë e kokë, mbathur me patkonj kali… Këtyre kriminelëve mund t’u thuhet atdhetar dhe patriot? Vetëm kriminelët silleshin kështu.

Në Tiranë më 14 Nëntor 1944 në hotelin Bristol (sot muzeu Kombëtar) vrasin 14 vetë: Ismail Petrela, tre vëllezërit Kokolari, Lluka Xhumari, Nebil Çika dhe kunati i tij, së bashku me pesë të tjerë. Këto janë disa nga statistikat të cilat tashmë janë të dokumentuara, ka edhe raste të tjera, dhe nga arkivat tona mund të themi me siguri se janë 4000 deri në 6000 shqiptarë, këto krime barbare i kanë kryer komunistët në luftën vëllavrasëse ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë në vitet 1943-1944-1945. Po gjatë 50 vjetëve në vazhdim? Veteranë duhet t’u themi këtyre, patriotë duhet t’u themi këtyre, atdhetarë duhet t’u themi këtyre? Vetëm në Shqipëri ndodhin këto gënjeshtra.

– Zoti Alimadhi, ju pyeta pak më parë nëse keni dokumente nga arkivat e vendit apo të huaja që i faktojnë këto krime?

– Ja, po u tregoj njërin prej tyre. Mirë, mua nuk më besojnë. Shikoni këtë dokument të ambasadorit gjerman që mban datën 17 shkurt të vitit 1944, që përshkruan ekzekutimin nga kriminelët komunistë mbi 170 ballistë, në fshatin Shipckë të Korçës. Apo dhe këtu gënjen Balli Kombëtar? Të gjitha krimet barbare të tyre janë të provuara dhe të dokumentuara, kuptoni ju njerëz që ende ne duhet t’u themi këtyre të pashpirtëve që nuk kanë kuptuar akoma, se duhet të kishin kërkuar ndjesë, por vazhdojnë akoma me fyerje dhe banalitete. Unë mund t’u them atyre: kafshojeni gojën dhe rrini urtë, dilni dhe kërkoni falje për gjithçka që i keni bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve kërkoni falje publikisht more kriminelë. Keni sy dhe faqe, pale na bëni akoma tradhtarë, të pabesë! Pushoni dhe mbylleni gojën tuaj të shpifur, sepse vetëm prej jush ka vuajtur ky komb i mjerë, pushoni ore të paudhë dhe të pa fe!

– Po për komentuesit anonimë që kanë shkruar për intervistën tuaj kini ndonjë koment?

– I kam lexuar të gjitha me shumë kujdes, edhe ato që më shajnë. Por dua t’u them të gjithëve: Kam dalë shumë i plotë nga babai im i ndjerë, i edukuar me kulturën tradicionale shqiptare. Si familje dhe si fis kemi kontributin tonë në historinë e Shqipërisë, kemi dhënë gjithçka, ia kemi bërë hallall kombit tonë dhe do ta vazhdojmë ta japim sa herë të kërkohet, por, por kjo është demokracia, secili të flasë ashtu siç ai e mendon, kjo është liria e fjalës, kjo e bën edhe gazetën tuaj ‘Dita’ më demokratike që të ketë edhe mendime të ndryshme, pavarësisht banalitetit që shprehin disa. Po këtu bëhet dallimi midis nesh dhe atyre gojë prishurve dhe shpirtzinjve. Ata mendojnë se Shqipëria është vetëm e tyre, nuk ka vend për shqiptarë të tjerë, kurse ne themi se Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve pavarësisht nga bindjet, kështu jemi ne dhe ky është dallimi jonë, kjo është e vërteta. Pavarësisht me vonesë, por kam bindjen se sa të mbyllet goja e disa veteranëve e vërteta nuk del në shesh. Sipas ne ballistëve, nuk mund të shkohet më tutje me mendimet e Kristo Frashërit e Dritëro Agollit. Por, edhe sa të hiqet mendësia komuniste e Pandeli Majkos, mendoj se Shqipëria dhe shqiptarët do të shpëtojnë njëherë e përgjithmonë nga kjo ligësi dhe mendësi denigruese dhe e dëmshme për kombin shqiptar.

 

Share This Article
4 Comments
  • 70 VJETORI I GJYQIT TE NORIMBERG
    (Proçesi Doktoreve)
    ————————-
    7O Vjet me pare u mbyll proçesi me eksponentet me te spikatur te krrimit nazist ku 24 eksponente u denuan me denime kapitale nga denime me vdekje ne burgim te perjetshem per krime kunder njerezimit!
    Le te shpresojme qe ‘koiçidenca’ e miratimit pas 25 vjetesh tek ne e nje reforme te drejtesise te rihape ne kete 70 vjetor gjyqin e ‘Bathores’ kunder 24 eksponenteve te krimit ndaj shqipetareve ku te perfshihen politikane te te gjitha rangjeve nga kryetare shteti,qeverrije ministra ekonomije e financash mbrojtje e te brendshem gjyqtare e prokurore te niveleve drejtuese dizinformatore e ‘doktore’ biberiane e ‘gobbelsiane’ qe 25 vjet shperbene ish shtetin shqipetar!
    Nuk mund te flitet per emra te veçante qe eshte detyre e drejtesise kush do jene te paret por disa gjera tashme dihen qe Krimi nuk ka ngjyra e perkatesi politike ai ne 25 vjet ka qene gjitheperfshires vertikalisht e horizontalisht e ajo qe shqipetaret dine qe AKUZAT kryesore do te jene:
    1–Tradheti e larte ndaj atedheut e popullit-Me pasoja shkaterrimin e shtetit shqipetar ne bashkepunim me te huajt.
    2-Zbatimi i teorise krriminale te ‘terapise se shokut ‘ ne ekonomi-Me pasoja shkaterrimin e bazes ekonomiko-sociale te shtetit shqipetar pa te cilen nul mund te rilinde shteti!
    3-Gjenocid ndaj popullit shqipetar -Me pasoja shpernguljen e gjysmes se popullsise jashte e mbi 10.000 te vrare zhdukur mbytur ne elemente te luftes civile vete gjyqesi krim brenda familjes gjakmarrje etj!
    4-Plaòkitje e pasurise kombetare si dhe kapitaleve strategjike mbi e nen tokesore e tere pasurite natyrore-Me pasoje lenjen e brezave qe do vine ‘toke te djegur’!
    5-Trafikime e thyerje embargosh nderkombetare te te gjitha llojeve-Me pasoje armatosjen e furnizimin e organizatave te dyshimta e terrorriste ne Bote!
    6-Trafikim qenjesh njerezore si mish i bardhe si dhe femijesh te mitur perdorur si pjese kembimi per organe-Me pasoje shkeljen e te drejtave humane me elementare
    7-Trasferimi i tere vlerave monetare financiare e bankare te pasurise se popullit jashte -Me pasoje futjen ne borxh te shqipetareve 1’5 MILIARD euro nga i porsa linduri tek ai ne prag vdekje!

    Siò dihet nje nga proçeset e Norimbergut ish dhe ‘PROÇESI DOKTOREVE’ rreth 23 krriminele qe gjate luftes bene eksperimente me femije nen pretekstin e studimeve pseudoshkencore!
    Te jete thjesh koiçidence qe ne politiken e inkriminuar antishqipetare ne keto 25 vjet nje vend te rendesishem ne numur ka qene profesioni i ‘DOKTOREVE’ aqe me teper qe eshte e vertetuar krimi me mostruoz ai i trafikimit te femijeve shqipetare per organe ne mes te EUROPES ne shekullin e 21-te!!!???
    Ndoshta kjo do jete nje nga pistat kryesore te FBI e agjensive te tjera nderkombetare te hetimit e megjitheate kjo nuk do te thote qe edhe mjeku me i pa ‘fajshem’ penalisht nuk duhet te zhduket ne terrin e erresires se moralisht ka shkelur çdo parim te humanizmit e mbi te gjitha betimin e hipokratit duke pare nga maja e parlamentit krime kunder femijeve shqipetare!.TE SHPRESOJME!

  • Kjo eshte intervista ime e plote, gazeta Dita. Zoti Alimadhi, të shikoj të mërzitur. Mos ka të bëjë kjo mërzitje me reagimet ndaj intervistës që ju dhatë para pak ditësh në gazetën ‘DITA”?
    Jo, e keni gabim aspak nuk jam i merzitur, madje keto reagime te tipit bollshevik i kam pritur, prej kesaj mendje te mykur dhe diktatoriale e kam vuajtur familjarisht ne sistemin kriminal komunist, me marrje jete, me burgje, persekutime, internime e te tjera, keshtuqe e prisja dhe nuk ndihem i merzitur aspak, pavarsisht vulgaritetit te tyre.
    Mendoj se, ne keto 25 vjet te ketyre proçeseve te brishta demokratike, ketyre mendimeve nuk ju ka ndodhur asgje, ata vazhdojne te paguhen akoma si veteran nga taksat e shqiptareve duke mos qene te till, kjo eshte e padrejte. Shqiperine ata e kane drejtuar dhe po e drejtojne, gjyqesorin, prokurorin, te gjitha institucionet, femijet, niperit dhe mbesat e tyre jane ende, madje edhe reformen ne drejtesi ata po e bejne, ky eshte rrugetimi i Shqiperise.
    Gjate gjithe kesaj kohe personalisht kam kuptuar qe mendimet e tyre jane nga me te ultat dhe shoqeria shqiptare po tallet me ta, gjithesesi mendoj se duhet kohe, duhet te ishin ndershkuar krimet e komunizmit dhe te gjithe ata qe kryen krime dhe lyen duart me gjak shqiptari duhet te ishin pergjigjur perpara drejtesise. Duhen ligje demokratike, duhet kulture demokratike, duhet fryme vellazerimi, duhet ndergjegjesim, duhet pejkuri dhe vullnet per tu kuptuar faji dhe gabimet, por kjo eshte e veshtire dhe te drejten askush nuk e pranon lehte, por keqardhje per kete mendesi idjotesh dhe shume te ceket. Per shkak te kesaj sjellje, ne si shqiptar do vazhdojme te jemi te ndare dhe kjo nuk i sherben aspak afrimit midis njeri tjetrit qe ne shqiptaret te jemi te bashkuar dhe te shohim perpara si shoqeri e lire dhe me mendime demokratike. Mos harroni se sot eshte epoka e shqiperise dhe e shqiptareve dhe me shume se kurre kerkohet bashkim dhe pergjegjesia e perçarjes bie mbi ata qe gjithmone kane percjell frymen antikombetare, kjo ka nje shpjegim sepse ata nuk kane ndjenja njerezore, veprimtaria e tyre eshte vetem kriminale..
    Ne ju kemi lene kohen qe ata te ndergjegjesoheshin per veprimtarin e tyre, te ndergjegjesohen per genjeshtrat, perbaltjen, historine, per izolimin e Shqiperise, per shpifjet, gojen e shthurur mbi Ballin Kombetar dhe mbi Ballistet padrejtesisht. Ketu tregohet niveli shume i ulet i tyre, ne mendesin e tyre ngelet vetem dhe vetem denigrim, shpifje, egersi, genjeshtra. Shikoni sa genjejne, mendojne se shqiptaret nuk i kuptojne, thone se kemi luftuar ne trevat shqiptare dhe e çliruam Kosoven. Eshte çliruar Kosova? Ç’donin ata atje? Ata, po, vajten atje dhe vrane atdhetaret me te medhenje dhe ja nenshtruan trevat shqiptare serbise. E kush jane tani tradhetaret? Balli Kombetar apo ata? Krimineli nuk kupton, ai mbetet i till gjithe jeten, prandaj krimet duhet te ishin ndershkuar ne keto 25 vjet demokraci.
    Ata e paten kohen e mjaftueshme qe te ndergjegjesoheshin, ata duhet te ishin ndershkuar per fallsifikim te historise, ata duhet ta kuptonin vet dhe te dilnin perpara shoqerise shqiptare te kerkonin falje mbi kete shkaterrim qe i bene kombit shqiptare nga mendesia kriminale e tyre, por mendje mykur ngelen dhe nuk kane kuptuar asgje nga liria dhe demokracia dhe nga fryma vellazerore. Ata fituan per shkak te sinqeritetit vellazeror qe kishte Balli Kombetar, per ata ne jemi akoma armiq, tradhetar dhe bashkepuntor, kjo fryme i demton shume proceset e Shqiperise. Mendoj se ka ardhur koha e respektimit te njeri tjetrit, eshte koha e mendimeve te lira dhe demokratike dhe jo nga kjo gjuhe e tyre.
    Mos harroni se kjo vjen edhe per faktin sepse shoqeria shqiptare eshte shkeputur krejtesisht nga ata, nuk i mbeshtet askush madje edhe vet partia socialiste, e cila ka filluar dhe tallet, i perdor ata vetem per tju marrre votat, ata duan vetem tju varesh disa dekorata dhe te nderojne me grushtin larte. Ata kane perenduar pergjithmone, ata do te ngelen mendesia me e urryer e shoqerise shqiptare, dhe kjo ka per te ndodhur, per kete atyre ju vjen inat. Me vjen keq por çte bejme, koha na dha ne te drejte, ky eshte rrugetimi i paster, i drejte thellesisht dhe plotesisht kombetar i Ballit Kombetar. Sa te ngordhin disa mendje te mykura qe hiqen si profesor, si historian dhe luftetar te medhenj at’here do te shpetoje Shqiperia dhe shqiptaret njehere e pergjithmone….
    Replikën e parë kundër jush e bëri publikisht kreu i komunistëve, Muharrem Xhafa. Si e pritët reagimin e tij? Por edhe veteranët ish-partizanë janë zemëruar me intervistën tuaj. Ka të bëjë kjo zemëratë e tyre me faktin se ju goditët dhe i konsideruat kriminelë dy udhëheqësit kryesorë të partizanëve, pra Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun?
    Gjalle eshte ky?
    Une kam thene dhe vazhdoj te them te drejten dhe vetem te verteten, gjithçka te mbeshtetur mbi fakte dhe te dokumentuara, kjo eshte pranuar edhe vet prej tyre qe keto krime jane kryer nga vet ata kriminel. Zoteri, keta njerez te shpifur nuk kane kuptuar asgje nga veprimet e tyre kriminale dhe diktatoriale, izolimin e Shqiperise nga bota demokratike, nuk kane kuptuar asgje as nga koha e mendimeve te lira demokratike, une mendoj se ketij grupimi njerzish duhet tju krijojme kushte per te zhvilluar idete dhe jeten e tyre, tju ndertosh disa objekte, ti vendosesh te rrine se bashku dhe te shohin me syte e tyre si e si do te shembet sistemi i menduar prej tyre, do te hane njeri tjetrin, do ti hyje krimbi si ajo molla qe e gryen krimbi dhe bie vet nga pema, kjo eshte e gjitha, vetem atehere ata do ta kuptojn, sepse deri tani kane rrojtur mbi kurrizin dhe djersen e shqiptareve.
    Me sa kam vënë re, më shumë indinjatë ka ngjallur deklarimi juaj se forcat partizane kanë vrarë “zero italianë dhe gjermanë pushtues” gjatë luftës. A nuk ishte e tepruar ajo deklaratë?
    Une flas me fakte, statistikat flasin se jane vrare 136 Italjan dhe Gjerman, ku eshte lafta e famshme e lavdishme etjera…., ku jane bataljone, brigata korporata kaq mije dhe aq mije te vrare, pastaj kuptoni nje gje qe sikur te ishte bere lufte e vertet kunder gjermanve dhe italjanve a e kuptoni ju se shqiptaret do ishin vrare dhe shkatrruar, kuptoni nje gje se me ke po perballeshin, por kriminelet komunist e kishin si strategji binin nje pushke ketu dhe atje dhe benin sikur luftonin. Ata po kane verare vellezrit e tyre shqiptare, shikoni statistikat 136 pushtues te vrare, dhe keta jane verare per arsye te tjera, kurse shqiptare 4000-6000 e kuptoni me ke kane luftuar keta partizan dhe komunist kriminel.
    Gjithmone Balli Kombëtar u përpoq me të gjitha format edhe mbas prishjes së marrëveshjes se Mukjes nga sllavo-komunistët që në Shqipëri të mos ndodhte gjakderdhje, që vëllai të mos vriste vëllanë, që djali të mos vriste babanë. Balli Kombetar u perpoq ti edukonte shpirtzinjte kriminelet komunist qe ata te mos beheshin element te rezikshem, por kjo ishte e pamundur. Kriminelët komunistë filluan luftën vëllavrasëse me një egërsi shtazore, ata vranë në të katërta anët e Shqipërisë. E filluan ne daten 8-9 shtator, te vitit 1943, nga Devolli duke therur me thike kokat e shqiptarve Zia Gashin nga Kosova dhe Hadi Kazimatin, duhet thene ashtu siç ka ndodhur, keta kriminel pasi i kane prere kokat e ture jane tallur, duke i gjuajtur me kembe kokat dhe duke ju thene, pa çohu Zia dhe çohu Hadi, komandoni ushtaret tuaj trima…. se bashku me ta ata vrane edhe 4 Ballista të tjerë.
    E keshtu shpirtzinjte vazhduan barbarizmat ne te kater anet e Shqiperise, vranë me atentat sekretarin e rinisë Ballit Kombëtar Hazis Shara. Masakruan në Matjan të Lushnjes 67 Ballistë, duke i therur dhe duke ju trazuar zorret neper barke dhe duke nxjerre perjashta organet e brendeshme te njeriut, nuk ishin shqiptare keta? Vrane ne Gjirokaster Rukmedin Dino me katër vetë, tradhëtuan çetën e Hysni Lepenicës duke vrarë 36 komndantë çetash. Sërish vranë në Gjirokastër avokat Emin Kokolarin, Tajar Carcanin, Qemal Bejlerin, Xhaferr Alushin, Sefedin Haderri, Boco Kalon, 70 vjecc, profesor Taro Kalon, Myzafer Shehun me gjithë të birin 15 vjec, e shikoni sa te pameshirshem kane qene katilat komunist ne syt e te birit vrasin Babain dhe ne syt e Babait vrisnin te birin, vrane Vasil Shainin, Dino Matua dhe Hajlo Lato. Shkoni dhe pyesni ne fshatin Libohove te Gjirokastres kriminelet komunist kane likujduar nje fshat te tere kane vrare 109 burra, njerez kane qene komunistet dhe partizanet? jo more jo vetem kriminel. Ne menyre te pa bese krimineli Mehmet shehu vret te Dunice te Pogradecit 68 Ballist, ky kriminel nuk ndjente te ngopur me mish Ballisti, vrau 22 djelmosha ne Martanesh. Vazhdojne kriminelet, sërisht në Korçë çeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjvica masakroi në mënyrë më barbare Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, u prenë hundët dhe veshët, u nxorën sytë, u thyen krahët, te pameshirshem ju kepusin organet seksuale, keta mundet te quhen heronje. Në Kavajë kapin dhe vrasin dy djelmoshat Besnik Cano dhe Qeramudin Sulo, i hedhin ne nje perrua dhe ku u kalbe mishi i tyre, sërish në Korçë ata vrasin Baba Zylfon, Sabri Panaritin Refat Goskovin me gjithë të birin. Në Tiranë vrasin Azis Camin. E pra të gjithë këta ishin shqiptarë, por tragjedia vëllavrasëse arrin kulmin e saj në përroin e Shipskës në Voskopojë të Korçës, zbulohet krimi i radhës, kufomat e shqiptarëve arrijnë në 180 vet, gjetur pas 3 muajsh të masakruar barbarisht, prerë krahë këmbë e kokë, mbathur me patkonje kali, ketyre mundet tu thuhet atdhetar dhe patriot? Vetem krimilet silleshin keshtu.
    Ne Tirane me 14 Nentor 1944 ne hotelin Bristol sot muzeu Kombetar vrasin 14 vet: Isamil Petrela tre vellezerit Kokolari,Lluka Xhumari, Nebil Cika dhe kunati i tij, se bashku me pese te tjere. Keto jane disa nga statistikat te cilat tashme jane te dokumentuara, ka edhe raste te tejra, dhe nga arkivat tona mund te themi me siguri se jane 4000 deri ne 6000 shqiptar, keto krime barabare kane kryer komunistet ne luften vellavrasese ndaj vellezerve te tyre shqiptare ne vitet 1943-1944-1945. Po gjate 50 vjeteve ne vazhdim? Veterane duhet tju themi ketyre, patriot duhet tju themi ketyre, atdhetar duhet tju themi ketyre, vetem ne Shqiperi ndodhin keto genjeshtra.
    Mire, mua nuk me besojne. Shikoni kete dokument te ambasadorit Gjerman qe mbane daten 17 shkurt te vitit 1944, qe pershkruan ekzekutimin nga kriminelet komunist mbi 170 Ballist, ne fashtin Shipcka te Korçes, apo dhe ketu genjen Balli Kombetar. Te gjitha krimet barbare te tyre jane te provuara dhe te dokumentuara, kuptoni ju njerez qe ende ne duhet tju themi ketyre te pa shpirteve qe nuk kane kuptuar akoma, se duhet te kishin kerkuar ndjes, por vazhdojne akoma me fyerje dhe banalitete. Une mundet tju them atyre kafshojeni gojen dhe rrini urt, dilni dhe kerkoni falje per gjithcka qe i keni bere Shqiperise dhe shqiptareve kerkoni falje publikisht more kriminel. Keni sy dhe faqe, pale na beni akoma tradhetar, te pabese!Pushoni dhe mbylleni gojen tuaj te shpifur, sepse vetem prej jush ka vuajtur ky komb i mjere, pushoni ore te paudhe dhe te pa fe.
    Po për komentuesit anonimë që kanë shkruar për intervistën tuaj kini ndonjë koment?
    I kam lexuar te gjitha me shume kujdes, kam dale shume i plote nga babai im i ndjere, i edukuar me kulturen tradicionale shqiptare, si familje dhe si fis kemi kontributin tone ne historine e shqiperise, kemi dhene gjithçka, ja kemi bere hallall kombit tone dhe do ta vazhdojme ta japim sa here te kerkohet, por , por kjo eshte demokracia secili te flasi ashtu siç ai e mendon, kjo eshte liria e fjales, kjo e bene edhe gazeten tuaj Dita me demokratike qe te kete edhe mendime te ndryshme, pavarsisht banalitetit, ketu behet dallimi midis nesh dhe atyre goje prishurve dhe shpirtzinjeve. Ata mendojne se shqiperia eshte vetem e tyre, nuk ka vend per shqiptare te tjere, kurse ne themi se shqiperia eshte e te gjithe shqiptareve pavarsisht nga bindjet, keshtu jemi ne dhe ky eshte dallimi jone, kjo eshte e verteta, pavarsisht me vonese por kam bindjen se sa te ngordhi goja e disa veteranve- ajo e kristo frasherit ngordhi- sa te iki edhe goja e perdale e dritro agollit, dhe sa te hiqet mendesia komuniste e pandeli majkos, mendoj se shqiperia dhe shqiptaret do te shpetojne njehere e pergjithmone nga kjo ligesi dhe mendesi denigruese dhe e demshme per kombin shqiptar.
    Ju faleminderit.

  • DERI NE SA ‘BURGIME TE PERJETESHME’SIPAS KODIT PENAL MUND TE KETE I NJEJTI PERSON PER VEPRA PENALE TE NDRYSHME SI I RRESHON ME TE DREJTE A.GRAMSH!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *