Sherr në një dyqan, qëllon dhe vret pronarin

Elton Tafaruci

Një shqiptar është vënë në pranga në Greqi, pasi akuzohet për vrasje. Siç shkruajnë mediat e shtetit fqinj, shqiptari 37-vjeçar ishte në një dyqan ku është përfshirë në një sherr me një klient aty.

Pronari grek i dyqanit, një 54 vjeçar kishte ndërhyrë në sherr për ti ndarë, por ishte bërë edhe vetë viktimë e ngjarjes. Ai kishte marrë disa goditje në kraharor dhe është dërguar me urgjencë në spital, por ku ka ndërruar jetë disa orë më vonë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Klitoria, Polepones. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, duke vënë në pranga shqiptarin i cili tani akuzohet për vrasje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *