Miratimi i reformës, Berisha: Rama do therë 50 viça, 70 desh

Dita

Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama po përjeton një tronditje psikike pas konsensusit që sipas tij i imponoi kreu i PD-së Lulzim basha për miratimin e reformës në drejtësi sipas Venecias.

Duke reaguar për pritjen që Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka planifikuar për mbrëmjen e nesërme, Berisha thotë se kjo është një mënyrë që Rama të kalojë tronditjen dhe për të bindur shqiptarët se konsensusin nuk ia imponuan.

“Ai nuk u qetësua aspak as me shpalljen e ditës së hënë pushim për të bindur të tjerët se ai nuk e votoi me detyrim reformën e drejtësisë.
Mediat ja menderosën apo kripën festën sepse padrejtësisht ia lidhen me një sebep familjar!

Por Rama, për të qetësuar shpirtin se atij konsensusin nuk ia imponoi kryetari i PD Lulzim Basha duke ja shndërruar vijat e kuqe në këpucë të kuqe, urdhëron Xhafën e drogës të organizojë festën që i dështoi me ditën e pushimit për të shtruar një banket të madh në pallatin presidencial.

Thuhet se po dështoi edhe me këtë pritje për të bindur shqiptarët, Rama do shtrojë një banket në Sheshin e Flamurit duke therur 50 viça, 40 cjape, 70 desh, 180 qengja si përpjekja e fundit për të kaluar traumën e rëndë psikike të 22 korrikut 2016! Sb”, shkruan Berisha në facebook.

Share This Article
11 Comments
  • Cjapi*gomar plak* i pare qe duhet therur je ti o felliqesire.Ubefshe kurbani i pare i reformes ne drejtesi ti o felliqesre dhe familja juaj.

  • o malok behu gati o fshatar vuçidoli per ne filaqi ose karsel ose shqip ne burg te sateme

    • Malokeve qe thua ti Jane malsor dhe jo pleher si ti qe mund te jesh rritur ne mocalishte dhe po I ke aq merak beju ndonje gojore e te qetesohesh

  • O Sali Milloshi , Edi nuk ka nevoje te theri as 50 vica e
    70 desh , vetem te heqe Ty , te coje ne qeli atehere
    shqiptaret clirohen perundimisht nga zgjedha e osman-
    lliut te fundit shqiptar .. Shume thjeshte ! Ju jeni bere vetem nje levere pa vlere ! Asgje te mire nuk mund te pre-
    sEsh prej teje , vec te keqiave ! Per t’i bere keq shqiptareve
    je nje ”Vllado” e shek. 21 …!

  • O NJEREZ akoma nuk e kuptoni qe BERISHOVICEVE&CO, me kete reforme nuk ju hyn gjemb, jo ne kembe por as ne kepuce?
    Akoma mendoni dhe shpresoni se po ju ndihmone BE dhe USA ?
    Zonja VLAHUTINI e tha shoqur fare se: ” ne jemi ketu per interesat tona”…..
    Ju lutem rilecojeni pershendetjen dhe intervisten e saj ne Dita ne dt. 22-23 Korrik.
    Kjo palo reforme, mbulon jo vetem krimet 25 vjecare te krimineleve te politikes shqiptare, por edhe bemat kriminale 25 vjecare te nderkombetareve.
    Nuk eshte problemi I tyre MIOPIA jone.

  • Kur Lul Basha u be kryetar bashkie me votat e vjedhura,Sali protopapa,beri kurban deshinj tek dera e bashkise,qe lulka ,te vazhdonte ,dy tre mandate,por…..

  • Latini i lashte ka thene : “Ne se nje popull ka qejf ta
    genjesh, genjeje “, “Ne se nje popull deshiron ta
    mashtrosh , mashtroje “, mashtroje !!!
    Idem, kete duan edhe shqiptaret, gezojme si femije kur
    na mashtrojne!!! O tempora, o mores !!! Quo Vadis ???

  • Ketij populli nuk i duhet fare qe Rama te there 50 vica apo 70 desh, mjafton te theret vetem nje, kau plak dhe mbyllet meseleja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *