Prokuroria franceze ka arritur që të identifikojë sulmuesin e dytë që u përfshi në sulmin që goditi një kishë në veri të Francës, si Abdel Malik Petitzhan.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase të cilat citojnë burime konfidenciale.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të shumta, por raportohet se 19-vjeçari jetonte në një qytet në lindje të Francës.
Ai është vëzhguar vazhdimisht nga autoritetet pasi një vit më parë u mundua që të udhëtonte drejt Sirisë.
Dy të rinjtë dyshohet të jenë radikalizuar nëpërmjet internetit. Ata kishin publikuar edhe një video në rrjetet sociale ku i premtonin besnikëri Shtetit Islamik.
Agresorët janë përgjegjës për vrasjen e priftit 86-vjecar At Zhak Hamel. Sulmuesi tjetër i cili raportohet se ka qënë personi që e ka vrarë priftin duke i prerë fytin, u identifikua me me emrin Adel Kermiche.
Ai ishte gjithashtu një 19-vjecar i njohur për autoritetet për shkaqe të njëjta. Kermiche është munduar dy herë që të udhëtojë drejt Sirisë me qëllim që t’i bashkohej Shtetit Islamik, por ësht ndaluar nga forcat e Sigurisë.
Këto lajme e kanë rritur edhe më tej presionin kundrejt qeverisë. Kryeministri Manuel Valls është kritikuar vazhdimisht për shkak të performancës së forcave të sigurisë, të cilat nuk kanë arritur që të parandalojnë një sërë sulmesh terroriste. Horrori në Kishë erdhi vetëm pak ditë pas mbrëmjes tragjike në Nice, ku humbën jetëm më shumë se 80 persona.

Vazhdoni EU, merrni arabe, kriminele ne shpirt e ne kulture, per me teper urrejne kristianizmin. Vazhdoni merrni ata qe hane buken e permbysin kupen.