Nuk është e nevojshme që të martohen në kishë, me bekimin e priftit, ose të bëni një festë të madhe të përbashkët.
Tani, mund të martoheni edhe online.
Siç është raportuar nga AGV News, Gjykata Supreme në Itali ka konfirmuar vlefshmërinë e martesës mes një gruaje nga San Giovanni di Persiceto, pranë Bolonjës, dhe një pakistanezi, që ndodhi pikërisht në Skype.
Fillimisht, autoritetet italiane nuk e njohën vlefshmërinë e martesës, por Gjykata Supreme ka vendosur ta shpallë të vlefshme këtë formë martese, meqë është e tillë edhe në Pakistan.
