Numri i turistëve të huaj që mbërritën në qershor në Turqi ra 40,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ”ndihmuar” veçanërisht nga mungesa e turistëve rusë në masën 93 për qind më pak dhe e atyre gjermanë me 38 për qind më pak.
Sektori turk i turizmit është goditur rëndë nga shqetësimi terrorist, destabilizimi politik në vend si edhe nga problemet globale.
Grushti i dështuar i shtetit i 15 korrikut mund ta shtojë këtë dëmtim.
”Për të njëmbëdhjetin muaj rresht ka një rënie domethënëse të numrit të turistëve”, tregojnë të dhënat e Ministrisë turke të Turizmit.
Numri i vizitorëve nga ekonomitë kryesore evropiane dhe globale ishte 40,9 për qind më pak në qershor, 35 për qind më pak në maj dhe 28 për qind më pak në prill.
Turizmi rus ra përnjëherë pas rrëzimit të avionit rus në territorin turk vitin e kaluar, ndërkohë që Moska vetëm para pak javësh hoqi ndalimkin e fluturimeve çarter me Ankaranë.
Edhe atentatet e fundit me bomba kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e këtij numri

Tani ne Turqi,mbas “grushtit te shtetit” ka rene ne 80%.Situata eshte shume e keqe,hotelet pothuajse bosh.Edhe ne hotel ka nje ndjenje frike,trishtimi nga vete personeli,qeshin kot,mundohen te jene te gezuar,por duket qe eshte stermundim.Erdogani i ka vene nje shkelm turizmit ne Turqi.Do duhet shume kohe te kthehet sic ka qene.Ja arriti qellimit,e boni turqine Arabi.
PER KETE ARSYE ESHTE ERDOAN ME 8 GUSHT NE MOSKE,
MOS JA QANI SHUME HALLIN.