Al-Nusra shpall ndarjen nga Al-Kaeda

redaktor

Grupi xhihadist sirian Jabhat Al-Nusra, gjithashtu i njohur si Fronti Al-Nusra, shpalli ndarjen nga grupi terrorist i Al-Kaedës.

Lideri Abu Mohammed al-Julani, në një mesazh të regjistraur, tha se emri i ri i grupit do të ishte Jabhat Fath al-Sham, Fronti për Pushtimin e Sirisë.

Kuptohet që grupi shpreson të formojë aleanca më të ngushta me të tjera grupe islamike në Siri, shkruan BBC.

Edhe komandot e Al-Kaedës thanë se mbështetin lëvizjen e grupit.

Në një regjistrim të bërë nga agjencia e lajmeve al-Jazeera, Al-Julani falenderoi komandantët e Al-Kaedës që kuptuan nevojën për të thyer lidhjet.

Analistët thonë se Fronti Al-Nusra vendosi të riemërtonte vetveten pasi Rusia dhe SHBA-ja  kanë rritur përpjekjet e tyre ushtarake kundër grupit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *