Gazeta “DITA”, pa dyshim njëri ndër zërat më afirmativë të medias së shkruar, kishte mirësinë dhe botoi një intervistë timen, rreth disa ngjarjeve dhe fakteve të periudhës kur drejtoja Lëvizjen Popullore të Kosovës, themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Vendosa të bëj këtë intervistë të gjatë, pas disa kohe heshtje në shtypin e shkruar në Tiranë, jo vetëm nga kërkesa e gazetës “DITA”, por , si një detyrim për të mos heshtur ndaj gjithçkaje që ka ndodhur në disa nga momentet më vendimtare të kombit tonë. Isha i bindur se gjërat duheshin rithënë, ose duheshin bërë publike ndodhi të mëhershme, në të cilat ose kisha qenë pjesë, ose kishin qenë shokët e mi. Po ashtu, risolla në vemendjen e njerëzve pjesë nga arkivi i një organizate, e cila, në veten e saj kishte mbartur vlera e virtyte të pashembullta, por që kishin vuajtur si askush tjetër, dhe, duke pasë në vetvete vlerën e vuajtjen, ata kishin të vërtetën si busullën e jetës së tyre.
Pas botimit të intervistës, duke marrë shkas nga ato që ndodhën në dy ditë, mesazhet, telefonatat, komunikimet online, e pashë të arsyeshme të bëj një shtesë:
Natyrisht unë nuk kam qenë e nuk pretendoj të kem qenë njeriu kryesor i Lëvizjes Popullore të Kosovës apo i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për disa vite rradhasi isha njëri ndër zërat e Organizatës dhe kjo ishte periudha më e vyer e jetës sime. Shumë të tjerë, dekada para meje kishin shtruar udhën, kishin bërë përpjekjet me të jashtëzakonshme për ngritjen e strukturave të luftës dhe unë i falenderoj që më bënë pjesë të tyren, dhe në një moment të caktuar, në Mbledhjen e Gjashtë të Përgjithshme, më zgjodhën drejtuesin e tyre. Këto njerëz dinë shumë më tepër se unë, dinë edhe ato që nuk janë në arkiva, sepse shumë gjëra i kanë mbajtur mbi kurrizin e tyre. Ajo pjesë e rëndësishme e arkivës që është administruar nga unë, ka edhe dëshmitë e intervistës sime, e librave të mi.
Tri gjëra më bënë përshtypje në këto ditë:
Respekti që tregoi ndaj meje redaksia e gazetës “DITA”, por edhe përkrahje e shumë njerëzve të zakonshëm në Shqipëri e jashtë saj. Si duket, asgjë nuk kishte qenë e fshehtë dhe me një shqisë të veçantë të tyren, ata e kishin ditur se kështu kishte ndodhur. Ndoshta nuk kishin ditur hollësitë, por e kishin pasur të qartë brendinë e asaj që ishte fshehur pas kulisave.
Shqetesimi i njerëzve të mi, të cilët, të merakosur nga ajo që mund të ndodhte në të ardhmen, pa dashje, më treguan se kam pasur të drejtë që kam dëshmuar një të vërtetë ndaj një njeriu që nuk beson tek njerëzit , dhe nga i cili, njerëzit kanë frikë. Qoftë edhe vetëm këtë shërbim t’i kishte bërë Ai të tjerëve, në dëmin e vendit, do të ishte e mjaftueshme që të mos ishte më një zë vendosës në politikën shqiptare.
Së fundi, pas përfundimit të luftës së Kosovë dhe shndërrimit të Organizatës në një parti legale politike, dhe me propozimin e Hashim Thaçit, unë isha drejtues i këtij komisioni, që solli krijimin e Partisë Demokratike të Kosovës, unë nuk bëj më jetë aktive politike, ndonëse , si çdo publicist, mendoj politikisht. Po të isha në Shqipëri, domosdo do të votoja per PS dhe Edi Ramën, si mundësia e vetme për të dalë nga bataku; po të isha në Kosovë sigurisht që do të votoja PDK, ku janë shumica e miqve të mi; e në se do të duhej të votoja vetëm një lider në botën e politikës shqiptare, ai do të ishte pa dyshim Ali Ahmeti, miqësia 20 vjeçare me të cilin është e vyer.
Faktet që janë sjellë në këtë intervistë u janë bërë të njohura në kohën e duhur strukturave të shtetit shqiptar, disa prej tyre i kam thënë edhe në librat e mi, disa të tjerë sillen për herë të parë. Në takimet që kemi pasur me strukturat më të larta të shtetit shqiptar, që nga ish presidenti Mejdani, kryeministrat Nano e Majko, me zotin Meta, me zotin Fatos Klosi, me ministra e deputetë, ne kemi qenë kurdoherë të drejtpërdrejtë; asnjëherë vasalë, të cilën nuk e kanë dëshiruar as shtetarët e shtetit shqiptar. Por problemet i kemi shtruar në kohën e duhur, ose, si ka ndodhur edhe ngjashëm, jemi informuar nga shteti shqiptar. Bashkëpunimi ka qenë jetik, i domosdoshëm.
Nuk më kanë bërë përshtypje zërat kundër, as krakaritjet gjëmëtare, e as gërmimet se me se jam marrë e ku kam qenë edhe para 40 viteve, se cilin kam mik e cilin nuk e kam; jam paguar apo nuk jam paguar, si arrita deri në udhëheqjen e lartë të Organizatës, ashtu si nuk më kanë bërë përshtypje gjëmimet ndjellazeza për shokët miqtë e mi të luftëss. Ata vetëm se më kanë forcuar bindjen se nuk ka skotë më të neveritshme se ajo e denoncuesve të djeshëm, diferencuesve, titistëve e udbashëve, në dy anët e kufirit, që një ditë thanë se u zgjuan demokratë.
Këto desha të them në fundin e kësaj interviste. Ngjarjet e tjera që kanë ndodhur mes organizates që kam drejtuar dhe qeverisjes socialiste, mes strukturave të luftës dhe organizmit shtetëror,në vitet 1998 dhe 1999, ndoshta do të jenë pjesë e një interviste tjetër.
Nëse me të gjithë këtë u kam shërbyer sado pak njerëzve për syçeltësi, do të ndjehesha i lumtur.
Bedri Zenel Islami – Vjenë, 03.05.2013

vetm nje pyetje te perseritur”Kosova spaka burra te mire dhe besnike,, qe ky burri mbaka arkiven sekrete te UCK.
Zoti Berti, po ju pergjigjem me autorizim te shokeve : arkivi ndodhet tani per tani i siguruar ne nje banke gjermane, kater ish drejtues, mes te cileve edhe drejtuesi i kohes se luftes, BedriIslami kane akses ne hapjen e tij; gjithnje kur jane te pakten dy vete.Cdohapje e arkivit rejistrohet.
Kete se kuptoj, pse duhet qe ky arkiv te jete ne nje banke ne Gjermani?, Kosova eshte tashme shtet dhe duhet te kete arkivin e saj,
perse nuk eshte kthyer ky arkiv kaq i rendesishem ne Kosove, mos eshte frika se qeveria e sotme ne Kosove e asgjeson, ska mundesi, se arkivi nuk futet ne xhep, krijohet nje komision shteteror dhe cdo gje shkon ne vendin e vet dhe ato ceshtje qe duhet urgjentisht te dalin ne skene dhe ti paraqiten popullit shqiptar, ketej dhe andej kufirit, duhet te hapen dhe te kete cdo shtetas shqiptar, aset per te hyre dhe pare keto gjera.
Ato ceshtje qe jane ceshtje te sigurise kombetare, mund te mbahen te mbyllura, por shume gjera duhet ti cohen gjykatave kushtetuese te Shqiperise dhe Kosoves, gjykata keto qe kane te drejten te ndalojne personat e perfishere ne tradheti kombetare, te hyjne ne politike.
ZOTI MEHMET ju faleminderit per pergjigjen dhe gezohem qe sqenka ky i vetmi qe ka akses dhe me vjen mire qe ka dhe kosova burra per tu besuar gjera te shenjta por qe duhet te ishin teguar ne nje kohe tjeter edhe njeher ju faleminderit per pergjigjen.
Ju falenderojme z.Bedri. 22 vjet pas rënies së komunizmit, Berisha ka arritur të krijojë një kulturë komuniste të re dhe në raportet njerëzore mes shqiptarëve!. Sot dikush që nuk është pjesë e pushtetit apo që thjesht nuk pëlqen surratin e Berishës, urrehet njësoj si armiku i klasës dikur. Kultura e ndarjes klasore që Berisha ka kultivuar dhe tashmë po funksionon vetë në këtë vend, është bilanci më tragjik i qeverisjeve të këtij dallkauku.
Berisha eshte njeriu që e urren aq shumë historinë që e ka kundër vetes, vetëm për shkak të raportit të pasinqertë që ai ka me çdo kënd që ka përdorur në këtë vend për tu ngjitur një shkallë më lart, dje po përpiqej të kthehej nga një njeri inferior që rrinte këmbëkryq dhe gjithë inferioritet në krah të fëmijëve të Enver Hoxhës, në një njeri që e paskësh marr malli për ato kohë dhe donte të rishikonte fotografitë origjinale. Në të vërtetë një kopje të fotografive origjinale e ka në shtëpinë e vet, së bashku me një libër për infarktin miokardit, në të cilin po ashtu ka një dedikim për Sokolin dhe Liljanën. Problemi i tij nuk është se bëhet publike që ishte një servil i fëmijëve të Enver Hoxhës. Problemi i tij është se ai ka importuar në një sistem demokratik rregullat e sjelljes me fëmijët e diktatorëve në pushtet nga koha e komunizmit. Njeriu që nuk i afrohej dot Enver Hoxhës, ose siç thotë Nexhmija, dhe një herë që ju afrua, dhe i dha dorën, nuk e lau një javë që mos ta prekte askush, u përpoq me aq sa mundi, me çdo poshtërim të personalitetit të tij, të bëhej mik i fëmijëve të diktatorit. Kësaj duket se ja ka arritur. Ne që i njohim tashmë në liri fëmijët e Enver Hoxhës, e kuptojmë sa pak rëndësi reale ka pasur të njihje ata realisht, por për tipin e Sali Berishës ishte gjithçka. Këto fotografi që sot po botohen në media kanë qarkulluar nga Sali Berisha derë më derë, zyrë më zyrë, zyrtar më zyrtar për t’u zvarritur drejt pushtetit. Ishte miku i fëmijëve të Diktatorit dhe kjo ishte një lloj leje për tu ngjitur, qoftë dhe duke u zvarritur. Kjo është kaq e vërtetë dhe e trashëgueshme në familjen e tij sot, saqë pushteti real i tij sot kalon përmes fëmijëve. Atë që ai ka bërë gjithë jetën duke u zvarritur t’i merrte Liljanës një buzëqeshje dhe Sokolit një shëtitje me varkë, fëmijët e tij sot e kanë kthyer në art të ushtrimit të pushtetit, natyrisht me çmim tjetër. Instinkti i karrierës përmes fëmijëve është sot kriter themelor në Partinë Demokratike, dhe pushtetin e Sali Berishës, natyrisht jo duke i buzëqeshur Argitës apo duke bërë xhiro me jaht me Shkëlzenin, por duke i paguar ata. Në këtë linjë po ecën sot, jo vetëm karriera brenda Partisë Demokratike, por dhe gjëja më elementare që do të përfitojë dikush, qoftë ky dhe nga fisi i Sali Berishës. Edhe burri i tezes së Shkëlzenit, apo ndryshe kunati i Lirisë dhe baxhanaku i Berishës, nëse i besojmë sinqeritetit të dyshimtë të Liri Berishës, është punësuar në Gërdec pa leje të Berishës, por me miratim të djalit. Të gjithë e kujtojmë intervistën e saj kur mori vesh që kunati ishte vrarë. “E zeza si nuk ia thamë Saliut”. Pra, linja e avancimit në pushtet përmes fëmijëve, duket se nuk është më një kujtim historik që e trazon Sali Berishën për shkak të zvarritjes pas djemve të Enver Hoxhës, por dhe një praktikë reale pushteti që po e aplikon si shumë gjëra të Enver Hoxhës me fëmijët e tij, të cilët janë kthyer në mënyrën e vetme për të bërë karrierë në PD dhe biznes në këtë vend.
Dita ma keni fshire disa here komentin, pse shaj Berishen… Ai ka vrare ne tutemi te themi ate qe mendojme??? Kompleksi i ruajtjes së etikës politike me Berishën duhet të tejkalohet nëse do të duan të konkurrojnë Berishën. Partia Demokratike është thjesht një sh.p.k e Sali Berishës. Aty nuk konkurrohet më për arsyen e thjeshtë se aty s’ka garë dhe s’ke me kë konkurron. Berisha konkurrohet vetëm në një mënyrë, duke i kërcënuar pushtetin ekzekutiv, i cili e ka bërë arrogant dhe të pacipë në raport dhe me partinë e tij. Shihni c’punon me listat e deputetëve. Futi gjithë bythëlëpirësit e së majtës që i kanë shërbyer si paterica këto kohë dhe lë jashtë pa pikë problemi dhjetëra njerëz të partisë së vet që rrinë si mumje dhe presin kocka të tjera më të vogla.
Është e qartë tashmë që në Shqipëri nuk ka demokraci funksionale për shkak të imponimit të pushtetit mbi institucionet. Ashtu nuk do të ketë as politikë funksionale në të djathtën shqiptare, nëse nuk formohet profili i një lidershipi të qartë pro-perëndimor dhe konkurrues me Berishën.
Shqiperia e gjore do ti vuaje shtrenjte dhe gjate krimet dhe shkaterrimin e shtetit nga ky i pagdhendur me emrin e nemur Sali. E kam lexuar me deshire dhe mirenjohje z.Bedri, permbajtja eshte therrese, mesazhi eshte inkurajues. njerezit me kurajo denoncojne dhe gazeta e juaj ben mire qe qendron e forte dhe e lire. Liria esht semundje ngjitese, shikoni si jane trimeruar edhe media te tjera kohet e fundit.
Bjeruni lobistave. Për lobistët dhe ata që nxjerrin para nga autokracitë dhe diktaturat, sa më shumë të zhytet qeveria e Shqipërisë në krime, aq më mirë është. Reputacionin e rënë të Berishës në Shqipëri, ata e shfrytëzojnë për ti marrë atij sa më shumë para. Ta heqim nga mendja që ata (lobistët) janë të shqetësuar apo të merakosur për ndjenjat tona si shqiptarë që detyrohemi të jetojmë nën vendim-marrjen e një njeriu si Berisha. Ata fërkojnë duart sepse u shtohen mundësitë dhe as që duan tia dinë si ndihen në darkë shqiptarët në shtëpitë e tyre. Kështu që asnjë habi dhe asnjë shpresë të mos ushqejmë tek sjellja apo ndryshimi I sjelljes së tyre. Të jemi realistë dhe të besojmë në ndryshimin që vjen nga zemrat tona, jo nga xhepat e atyre që jetojnë luks mijëra kilometra larg.
Je shume i vonuar o NJERI, demi eshte bere tashme, me kete ngurim qe te ke pasur per ti treguar drejtesise ne kohe dhe opinionit shqiptar, ketej dhe andej kufirit, ti personalisht i ke sjelle nje dem te pallogaritshem shqiptareve dhe per kete ti duhet te merresh si i pandehur.
mua me ben pershtypje, pse ky person tani del ne skene, cfare qellimi ka, te rrezoje Berishen, Jo, se per te rrezuar Berishen, ky duhet te kishte folur shume vite me pare, por mos pergatitet, qe te iki Berisha dhe te na vi nje Berishe tjeter ne PD?.
Vetem qorrat nuk e shohin cili eshte Berisha. Mua me mjafton 21 janari. Duhet te iki qe te vendosim nje standartd” qe kryeministri nuk vret popullin e vet. Kaq. Me te tjerat le te merret drejtesia. Sa per temen, e kam ditur qe ne 1991 qe Berisha eshte agjent i serbeve. Kur te hapen letrat do dali edhe qe ai qe e vuri Ramiz Alia, ishte prej vitesh ne loje te dyfishte mes Enverit dhe Beogradit. Mos lejoni naivet te komentojne ketu. As qorrat. Ata nuk dine c flasin. Faleminderit DITA, faleminderit i nderuar Bedri
Se kush eshte se kush e krijoji se kush e drejtoji LPK e ketij zoterise lexoni ose intervistoni vllain e heriot KOmandant Kumanoves.Ky vete me disa te PDK te Kosoves jane vrasesit gjakatar te shqiptarve te kosoves te sa e sa patrioteve.Keta u krijuen nga Serbet ne bashkpunim me komunistet e PPSH sot te Ps sot .Keta jane SHIK i kosoves qe nen drejtimin e SHIK shqiptar te Fatos Klosit masakruan patriotet e LDK ne Kosove.Ky me Xhavit Halita e Kadri Vesela me Thac co ku disa prej tyre akuzohen se vrane vllezerit Gervalla me Kadri Zeken apo Ali Hadrin ne Belgjike.Per kete eshte akuzuar publikisht Xhavit Haliti me drejtuesit e LPK
DELETED – LEXONI ARTIKULLIN PARA SE TE KOMENTONI – MODERATORI
Baca Bedri ka ardhe ne Levizje ne vitin 1994, Ramizi kishte ra prej fikut atehere, te baca Bedri shkuen shoket tone e nuk erdhi ai. E sa per ate q thot se asht i i vonuem n kte denoncim, lexoje he burre kur thote se asht lajmerue me kohe shteti shqiptar, ne kohen e duhur e ne vendin e duhur.Tash ty a po te vjen keq prej Berishes a prej te vertetes. Mos u tut. Levizja kosovare nuk ka pase ne gjinin e vet te inflitruem, se i kishte syte hapte, por nuk po e marr vesh, nuk po din me e lexue a nuk po mundesh me e lexue.
A e di ti se baca i ka ma se dhjete lbra per luften ne Kosove, e keto fakte jane edhe ne libra.Ti, ne dac lexoji e ne dac jo, por ne i jemi borxh ketij burri.Ti , edhe nje here, mos u tut. Baca ne vitet 1986 e deri 1988 ishte edhe pedagog ne universitet, edhe gazetar diku tjeter, e ti inatin e paske te madh, hyqmin te vogel.
Punet tjera na i len ne…Ne mos i pac lexue, baca Bedri ka shume intervista ne gazeten Shqip, ishte edhe ne TV Klan,se ne Kosove ruget i ka te hapna…Tash, po te duesh te jap adresen e tij,vec ku ta coj se jo ne Vjose,e mos i mbete hatri, edhe hori i bulevardit ta lexoje mire intervisten e te marre vesh se nuk po flitet esot per here te pare, por kush kishte veshe edhe i ka ndigjue, e kush nuk kishte veshe, tesh po ja terheq Edi Rama.
Per Vjosa.N. dhe per Horin e Bulevardit:
Lexo o njeri, qe si te thashe inatin e paske te madh e hyqmin e paske te vogel:Kjo eshte botuar ne gazete:
Natyrisht unë nuk kam qenë e nuk pretendoj të kem qenë njeriu kryesor i Lëvizjes Popullore të Kosovës apo i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për disa vite rradhasi isha njëri ndër zërat e Organizatës dhe kjo ishte periudha më e vyer e jetës sime. Shumë të tjerë, dekada para meje kishin shtruar udhën,
Faktet që janë sjellë në këtë intervistë u janë bërë të njohura në kohën e duhur strukturave të shtetit shqiptar, disa prej tyre i kam thënë edhe në librat e mi, disa të tjerë sillen për herë të parë. Në takimet që kemi pasur me strukturat më të larta të shtetit shqiptar, që nga ish presidenti Mejdani, kryeministrat Nano e Majko, me zotin Meta, me zotin Fatos Klosi, me ministra e deputetë, ne kemi qenë kurdoherë të drejtpërdrejtë; asnjëherë vasalë, të cilën nuk e kanë dëshiruar as shtetarët e shtetit shqiptar. Por problemet i kemi shtruar në kohën e duhur, ose, si ka ndodhur edhe ngjashëm, jemi informuar nga shteti shqiptar. Bashkëpunimi ka qenë jetik, i domosdoshëm.
Mendim shkreli,
ose alias Bedri Islami,
Po te pergjigjet Neti Vjosa.
Me qe pate guximin dhe kerkon te hapesh me tej edhe une po te them
h a p u r mendimin tim per Bacen Bedri, o Baca Bedri.
Baca Bedri, ashtu si e njoh une eshte nga ata SHKODRAN, QË TË TANA I BAN….
FLAS GJITHNJE PER ATE PERIUDHE KOHORE QE E NJOHE UNE DHE ASNJE SEKONDE ME TUTJE….
Te tradheton pak kujtesa , o Bacë, kur thuaj se Ramiz Alia kish ra prej fikut, sepse ne pjesen e pare te intervistes thua e zeze mbi te bardhe:
LIDHJET E PARA JANE TE VITIT 1990 dhe 1991…ai eshte bere me presidentin e kohes, Ramiz Alia dhe me pas me strukturat e percaktuara prej tij.”
Keto jane fjalet e tua, Baca Bedri, apo?….
Sa per mburrjet, levdatat, librat dhe te tjera merita te tuat, sepse mu kujtua thenia proverbiale: Doni më per Belulin?…
Une nuk e njoh aktivitetin tend ne Kosove, bre Baca Bedri, por hapa ne Google emrin tend dhe mesova shume akuza qe te drejtoheshin ty!….
Nuk e di se sa jane te verteta!…
Ti me te drejte thuaj se ke njoftuar kete dhe ate kuader.Edhe ne kete po te themi, pse nuk ke kerkuar te dale e verteta?
Ndersa, sa per ate se akuzon Berishen, ka plot te tjere qe e akuzojne ate me ashper se ty, bile njeri e therret ne rolin e Shqiponjes, “i pandehuri Berisha, Shtetasi Berisha, por shume shpejt i rane pendet dhe na doli qe nuk ishte Shqiponje por Sorre….dhe ndoshta Korb i Zi….Ndersa une te pyes ty zoti Baca Bedri:
CILI JENI JU ZOTI SORGE…. Se kishte dhe akuza te tjera per lidhjet e tua te dyshimta….
Mua psh nuk me çudit, se çfare ke thene per Berishen. Shume Patriot kosovare por dhe nga Shqiperia, ja kane bere autopsine Baces se Krimit dhe te Hajduterise, Sali Serb Berishes….pritet vetem te bjere nga kali dhe te pergjidhet me byzylyke ne dore!…
Nuk me çudit as fakti qe ustallaret e Zbulimit Serb, te te djegin ty, duke te thene te japsh interviste, per te shpetuar Bacen e Madh, ate, Dinosaurin e Krimit dhe te Hajduterise!
Nuk eshte per tu çuditur se edhe ne kete lloj Loje, ndodh si ne Shah:
Jepet nje figure me e vogel, per te shpetuar nje me te madhe, me te vlefshme!…
Baca Bedri, une te uroj gjithe te mirat dhe te kesh sukses qe te sqarosh aktivitetin tend, por me nje kusht:
JO PARA GESTAPOS SE SALI RRUFJANIT….
POR PARA NJE GJYKIMI TE DREJTE QE KA PER PERENDI TE VERTETEN …., ndoshta ne Hagë, me qellimin e vetem qe te ndahet Shapi nga Sheqeri, edhe pse e di mire qe kjo histori eshte ca si lesh Arapi…
Per n.vjosen:Ti qenke krejt budall o Neti Vjosa a cili asht emni yt.Une kam vue emnin e mbiemnin tim, e te jap edhe adresen e numrin e telefonit po te duesh. me pas nevoje me e mbrojte une baca bedrin, ai kishte marre fund me kohe e me vakt.Ti kerko , kerko sa here te kesh deshire, e nese don me e dite se ku jam une, fundjavave jam ne Tirane, se kam nje banese aty..e ti mor djale qe nuk ke takat, eja.Flasim e sqarohemi se nuk asht turp me gabue.Ti nuk po don me e lexue intervisten, se nuk e ke me te, por me autorin.B.I. ka ike prej Shqipnie ne vitin 1992, ramizi eshte takue kur ai as nuk e dinte se kush ishte levizja, ne vitin 1990, por per kete takim ka shkrue Shaban Sinani, po e njofte, edhe ai antar i organizates, si edhe sabit brokaj etj.Ne dac, shkruej edhe baces, e ke ne fb,e une vec desha me te sqarue, por ti nuk don , or lum njeri.
mendim shkreli, or lum njeri,
Une flas per ate periudhe qe e njoh une Bedri Islamin dhe , asnje sekonde me tej, siç te kam shkruar edhe ne komentin e meparshem.
Por ti ore lum njeri, mos kerko te behesh Avokati i Baces Bedri….
Në se ti e njeh këte person shume vite me vone, une e njoh qe prej viteve 70-të, pra 40 e ca vjet me pare dhe vetem kohen qe ka qene student.
Besoj se si çdo shqiptar tjeter kam te drejten te flas per çfare di dhe si e kam njohur, sidomos kur flitet per nje person qe paska hedhur ne dore Levizjen Çlirimtare te Kosoves ne kohen me kritike te saj.
Ti or mendim shkreli, or lum njeri, pergjigju në se ke fakte per ato pyetje qe jane ngritur ne koment dhe mos me meso mua si te lexoj.
Nuk kam nevoje as per adresen tende as te Bedri Baces, per sa kohe gazeta Dita na jep mundesine te komentojme ketu.
Ajo qe dua te terheq vemendjen une eshte DEMTIMI I LEVIZJES ÇLIRIMTARE KOSOVARE NGA UDB-shet e vjeter, te infilteruar ne levizjen e tyre, duke pare me vigjilence dhe vemendje, ne baze te fakteve , çdo njeri qe eshte perziere me te, qe nga Ramiz Alia, Sali Berisha….. E deri tek Baca Bedri, qe na paska marre frenat dhe arkivin e kesaj levizjeje.
Qe te hapesh me mire syte ti or lum njeri, kjo levizje eshte demtuar rende, jane vrare shume veprimtare te shquar te saj, nga te dy anet e kufirit, dhe kjo nuk ka ardhur nga Qielli, por nga keta te infilteruarit e Shkjaut, or lum njeri, qe na bëke be dhe rrufe se nuk paska pas te infilteruar!
Keto probleme nuk i ngre une per here te pare, por jane dhjetra e dhjetra shqiptare dhe deri ne sferat me te larta te Shtetit dhe ne kuvendet e Shqiperise, Kosoves, deri dhe ne ate te Serbis.
Prandaj, or lum njeri, duhet nje Gjykates i paanshem dhe nje sherbim teper i kualifikuar, qe te mbroje interesat e Popullit shqiptar dhe jo te Bacave, se bacat vene dhe vijne dhe fatkeqsisht shqiptaret kane patur jo pak “baca” te Tradhetis, qe me fjale kane brohoritur per Kosove e Shqiperi dhe te fshehurazi i kane ngulur Thiken!…
E more vesh o lum njeri?!…
Sa per ate qe me quan budall, nuk me merzit, se po te mos kish budallej, nuk do dilnin ne pah “të mençurit”si puna jote, o lum njeri, qe mashtrohen nga fjalet dhe nuk dallojne dot te Verteten!…
E dashur DITA. Mburret Saliu për “vende të para” në ekonomi, e kudo. Shqiptarët e njohin Saliun si të parin që ka prishur zgjedhjet në vendin e tij. Ky është i vetmi vend “i parë” që Berisha ka në Shqipëri. Standardi i ulët demokratik që ekziston në mendësinë e tij për zhvillimin e Shqipërisë, është turp të jetë dhe standarti i gjithë vendit. Nuk kemi jetuar të gjithë maleve, që të kënaqemi vetëm se ky mizerje paska shtruar ca rrrugë e rrugica (me dhjetëfishin e cmimit me të cilin duhet ti kishte shtruar). Pse i ka bere Berisha keto krime? Pse e mban ndezur ky njeri konfliktin duke mos u terhequr pavaresisht se shqiptaret nuk e duan?? Pergjigja mbase ndodhet ne kete rrefim te z.Islami
po zoti bedri pse e quajte tradhtar me 98 njerin nga udheheqsit e LPK muhamet kelmendin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!kush ta udhezoi qe spiunet e infiltruar si Xhavit Haliti Hashim Thaçi ti dhe shume te tjere te merrni shtabin e pergjithshem te UCK dhe ia dolet te tjeret u eliminuan kete nuk e sqaron keti si erdhi ne krye Hashimi me ndihmen e kujt ?
Shqiptaret ne shqiperi nuk e dine dhe sdine asgje per keto lidhje te fshehta as ne Kosove po ti i di dhe nuk i thua? trego pse
nuk them se Berisha e shiti UCK po bashke me ty dhe Hashimin u tradhtuan shume luftetare te UCK! keto shpjego dhe jo ato qe i dime se vetem berisha tradhtoi po edhe brenda UCK kishte tradhtare qe u dhane info UDB !!!!!!!!!
Qarte,Bedri Islami!Nje kontribut i jashtzakonshëm dhe një thjeshtesi brilante qe edhe njerez të medias rrallë e kanë!I perket shqiptareve të gjykojnë!Të pershëndes miqsisht!
LPK-ja ka qene nje organizate enveriste dhe marksite-leniniste, e shokun Bedri ideologjia e ka bere bashke me te.Megjithate nese nje ideal ,qofte ky enverist apo marksist frymezon per kauze ,meriton respekt.Te gjithe tjerat jane pallavra.LAVDI MARKSIZEM-STALINIZMIT NGADHNJIMTAR! Megjithese ka cofe.
Ti paske cof për vehte, o shoku Xhemal…(sidomos me keto dy fjalit e fundit, tregon se te pikon Tavani dhe Dyshemeja…)
Sa per sqarim; Kur vishin ilegalisht ne Kukes keta LPK-istat,ne gji si gjene me te shtrenjte mbanin resmet e ENVER HOXHES E STALINIT per me kallxu se jane te besueshem dhe te vertete ne misionin e tyne.Kurre nuk e kane mohu dhe as nuk jane bo pishman.Nese ti Kunat nuk pranon se ka cofe si ideologji,asht pune tjeter.Megjithate fosilet qojne gjate dhe asht zor me u zhduke menjehere.En megjithate ,noj fare vlere e kane edhe si focile.
Tani po kthjellohemi dhe per kete te falenderoje z.Bedri. Shume kohe me vertitej ne mendje perse Saliu kur sherbente ne kliniken speciale(ate te udheheqjes se partise dhe shtetit) si mjek, ne momentin kur Dine Abazi shkon me sherbim per nje periudhe ne mos gaboje dy mujore ne France, ka kerkuar me cdo kusht per tu bere mjek personal i Hysni Kapos me ndihmen e “mikut’ familjar I.K
Shoku Bedri Islami është nje komuniste dogmatike i perbetuar qe me shume besnikeri i ka sherbyar diktatures staliniste tërë jeten e vete .Zanati i tije dhe shokve te tije është intriga genjeshtra,falcifikimi i historise ,perqarjet dhe lufta speciale ndaj te djathtes shqiptare ,nuk duhet gjurmuar shume per ta ditur biografine e tije te erret si ne Shqiperi ashtu edhe ne Perendim.Ky njeri i erresires bashk me shoket e tije te idealit kmuniste i kane bërë dhe akoma i bejnë dame te pa llgaritshme kombit shqiptare,ka mbi 17 vite qe ky njeri me kolonen e peste te tije thirrin hapur per lufte civile nder shqiptare si ne Shqiperi ashtu ne Kosovë dhe trojete tjera shqiptare.Ardhja e tije ne krye te LPRK-es ne ka qene ogurzi i madhe per emigracionin shqiptare ne perendime si njeri me provoj i sigurimit te shtetit shqiptare zoti e dine ne mos qofte edhe njeri i UDB-es sepse disa nga shoket e tije ne ishe sekten staliniste te LPRK-e kane qene dhe jane akoma vegla te UDB-es serbe. Me te dalur ne perendim Bedri Islami filloj luften speciale per ti perqare dhe ndare shqiptaret ne te gjitha shtetet e perendimit ndihmehes te madhe per kete dha edhe klanet mafize mbrenda LPRK-es si qe ka qene klani i Xhavit Halitit,Azem Syles,Kadri Veselit Hashim Thaqit e shume klaneve mafioze mbrenda ishe LPRK-es . Per rrolin e tije desktruktive gjate kohes se luftes se Kosovës nuk duhet folur shume sepse gjerat tani dihen botrishte po te mos nderhynte Nato per ta ndale genocidin cfaroses serbe ne Kosovë. Per pos genocidit serbe shqiptaret i kercnonet edhe nje lufte civile ndershqiptaret ku rrol te madhe kane lujtur sigurimet sekrete sllave , partia socialiste e Shqiperise,LPRK-e me ne krye Bedri Islamin hiqe ma i pa fajshem nuk eshte edhe mafiozi Bujar Bukoshi me klanin e tije qe mshehur punonte me mafioze te LPRK-es duke plaqkitur dhe vjedhur pa turp Fondin e 3% dhe Fondine Vendlindja Thrret me qindra milojna marka e dollar jane vjedhur nga keta kriminele sot nga keta plaqkites kemi qindra miloner ne Kosove qe kurr ne jeten e tyre nuk kane punuar ne Perendime ne mesin e ketyre pasanikve është edhe Bedri Islami . Nato per pos qe e shpetoj popullin shqiptare nga genocidi dhe cfarosja serbe.Nato shpetoje Kosovën dhe popullin e saj eddhe nga nje lufte civile ndershqiptare qe stalinistet e Shqiperise dhe stalinistet e Kosoves hapur thirrnin ne lufte civile per ta marre pushtetin me dhune .Shoku Bedri Islami është nje falcifikator i njohur i fateve historike aj pa turp genjen per historikun e UCK-es dhe per te gjitha ngjarjet e luftes se Kosoves duke i bërë ato si prone te LPRK-es qe ne fakt nuk jane një dite kur e vereteta te dali ne shesh dhe historija te shkruhet drejte do shifet se LPRKe j qe ka qene ne balle te ngjarjeve por ajo nuk ka gjene ase ne bishte te luftes se Kosovës.Ky matrapaze me shoket e tije staliniste e kane per detyre te ju tregojne popullit se si u vrane ne tradhti me 1997 nga njerzit e LPRK-es tre herojet e shtetit te Kosovës Zahir Pajaziti,Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu e shume atdhetare tjere qe u vrane me tradhti mbrapa shpine nga pushtusi serbe para lufte gjate lufte dhe pase lufte ne shtetin e Kosovës .Gjithashtu Bedri Islami dhe klani i tije mafioze duhet ti tregoj popullit shqiptare per rrolin e LPRK-es ne djegjen dhe shkaterrimin e shtetit shqiptare nga sigurmet famkeqe sllave ne bashkpunime me partine socialiste te Shqiperise dhe te majtes se Kosovës te quajtur LPRK-e ,dihet se ne muajne Nentor te vitit 1996 ne Tirane është mbajtur një mbledhje sekrete e te majtes Shqiperise me te majten e shteteve sllave ku ne kete mbeledhje merre pjese edhe LPRK-ja me tre udheheqe te vete qe njeri prej tyre ka qene Bedri Islami ku ne kete mbledhje famkeqe u morren detyrat konkrete per ta djegur dhe shkaterruar shtetin e Shqiperise. Efektet e kesaj mbledhje te mesheft tradhtare u pane ne muajne mars te vitit 1997 ku e majta e Shqiperise bashk me LPRK-en e filluan “Revulicinin e tyre Demokratke” te cilin “rrevulicione” e perkrahu edhe edhe udheheqesi shpirtror i te majtes se Kosovës dhe te Shqperise akademiku staliniste Rexhep Qosja duke djege dhe shkaterrua Shqipërine si pase urdherave te armiqeve te perbetuar te kombit tone serbosllave -grekosllave dhe rusosllave, ngrtija e tre gishtave sllave ne revolten antikombetare te vitit 1997 kane marre pjes edhe sherbimet sekret sllave.Shtaterrimi dhe djegja e i Shqiperise nga banda krimnale te majtes Shqiptare bashke me bandat krimnale sllave është akti ma i tupshem qe dikush i bënë vendit te vete !
Per Bedri Islamin: E verteta qe ke vendos te flasesh eshte te ulish vlerat e liderit te te partis demokratike. Sikur te flasesh te verteten ju lumt,po kurr rreni kaq hapur,kjo vetem ju ule ato vlera qe ju kan mbretur.Dua te ju pyes kur erdhet ne Shqiperi gjoja per luften ne Kosove,pse erdhet mesheftas dhe nuk u lidhet me as ken nga qeveria,po me ish komunistet Ju kujtohet shume mire se si ju quajti Rugova ne ate kohe.Te njejt sic u cilsoj edhe Miloshevici.Cili ishte vertet qellimi juaj. Nuk jan gjera qe kan ndodhur para 100 vjetesh,po ne 95-96 e vazhdim. Ju prap vazhdoni te luani rolin qe kishe marr nga Iish Jugosllavia.
Ska as gj prej kti far Bedriut,krej kto jam polavra te shpikura nga stalinistat e enher hoxhes
Nji Njoftim per ke far Bedri Islamin,ky stalinisti i ka shpiunue shqiptart te policia gjermane ket e din krejt shqiptart ne rrethinen e shtuttgartit,ky me pararojen staliniste te LPKes ka pergadit vllavrasje nder shqiptare gjat luftes se fundit ne kosove.
Komentus pytne Bedrin kend e ka ne RUSI prej te afermive te gjakut….ndoshta ju tregon ?