Gjykata ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e ish-deputetit Mark Frroku. Sekuestrimi është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se pasuritë, Frroku i ka vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal. Objektet që do të sekuestrohen janë disa apartamente dhe disa dyqane.
Frroku aktualisht është i arrestuar për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, ndërsa ndaj tij janë zhvilluar edhe hetime për vënien e pasurisë.

Po keta qe kane vene pasuri te pligjeshme e kane vrare ne mes te bulevardit jo ne Bruksel por ne mes te Tiranes kur do tu sekuestrohet pasuria e vjedhur e kur do te pergjigjen per vrasjet o “PROKURORIA E KRIMEVE TE RENDA”,apo flitet vetem per shtetas Shqipetare e jo per “burra shteti” me dy a tre shtetesi! Lerini shakate se e keni kapur demin per bishti kur duhet lidhur per briresh!