Kroacia i dërgon notë proteste Serbisë

Elton Tafaruci

Ministria e Jashtme e Kroacisë i ka dërguar notë proteste Serbisë me të cilën i bën thirrje të mos përdori në komunikim me të fjalorin e sistemit komunist të Jugosllavisë së dështuar dhe të politikës agresive serbomadhe nga vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, që pësoi humbje morale e ushtarake.

Ministria kroate kërkon nga përfaqësuesit më të lartë të pushtetit serb që komunikimi me përfaqësuesit e Kroacisë të bëhet në frymën e vlerave bazë europiane të respektimit të dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të të drejtës dhe respektimit të të drejtave njerëzore, përfshirë edhe të drejtat e pakicave kombëtare.

Kroacia ia kujton Serbisë detyrimet në fushën e gjyqësorit dhe të drejtës, që përfshin bashkëpunimin rajonal dhe të fqinjësisë së mirë kur është fjala për për zgjidhjen e problemit të krimeve të luftës dhe të shmang konfliktin e kompetencave.

Dje, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se ambasadorja e Serbisë në Kroaci ka refuzuar të pranojë notën e protestës kroate.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *