OKB-ja i kërkon Rusisë dhe Sirisë t’i japin kontrollin e korridoreve në Alepo

Dita

Forcat siriane dhe aleatët e tyre rusë duhet të lënë OKB-në të ketë kontrollin e korridoreve të reja humanitare që kanë ngritur në Alepo, deklaroi sot i dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

“Sugjerimi ynë ndaj Rusisë është që të na lërë korridoret që ka ngritur me iniciativën e saj”, tha De Mistura para reporterëve në Gjenevë.

“OKB-ja dhe partnerët e saj humanitarë dinë se çfarë të bëjnë. Kjo është puna jonë”, shtoi diplomati i OKB-së.

Qeveria Siriane njoftoi dje se ka hapur tre korridore humanitare në Alepo për të ndihmuar civilët të largohen nga lagjet nën kontrollin rebel në lindje të qytetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *