Sot mbushet 1 vit nga betimi, Veliaj falënderon qytetarët

Dita

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur një kolazh me foto nga punët e bashkisë për të falënderuar qytetarët një vit pas marrjes së detyrës.

 Në sloganin “Tirana 1 vit në punë”, ashtu sicc kishte premtuar për të rikthyer qytetin në punës, krahas logos së këtij përvjetori të pari, Veliaj shfaq në postimin e tij edhe foto të ndryshme nga disa prej projekteve të mëdha që po zbatohen nga Bashkia e Tiranës.

 “1 Vit! Më shumë mirënjohje për gjithë mbështetjen tuaj! Tirana NUK ndalet më! ‪ #‎Bashke”, shkruan Veliaj ën rrjetin social Facebook.

 Erion Veliaj u betua si kryebashkiak më 30 korrik 2015 në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pasi fitoi zgjedhjet vendore përballë kandidatit të Partisë Demokratike, Halim Kosova.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *