Thotë se në një vit ja ka dalë ta shkundë Bashkinë e Tiranës, kjo përmes dhjetëra projekteve. Erion Veliaj rrëfen për Top Channel vitin e parë në krye të Bashkisë.
“Besoj që nuk ka asnjë dyshim që në Bashkinë e Tiranës po punohet. Besoj që mund të punohet gjithnjë më shumë, mund të bëhet gjithnjë më mirë. Kur Bashkia është shkundur nga një gjumë 4 vjeçar, kjo është një gjë më e mirë. Por besoj se së paku sot Tirana është më e pastër, ndonëse është larg ambicies time. Sot Tirana është qyteti I fëmijëve. Sot Tirana ka më shumë parqe, përveç rehabilitimit tek liqeni. Në një qytet, qielli është limiti se çfarë mund të bëjmë”, thotë ai.
Dy janë ndryshimet për të cilat Veliaj është krenar.
“Ndryshimi në infrastrukturë dhe ndryshimi në mentalitet. Të dyja duhet të shkojnë paralelisht sepse qyteti nuk është vetëm llaç e tulla”, shprehet kreu i Bashkisë së Kryeqytetit.
Por cilat janë planet dhe projektet më ambicioze për momentin?
“Muajin që vjen kur qytetarët të kthehen nga pushimet, do shohin se ka filluar puna në sheshin “Skënderbej”. Pothuajse do ketë mbaruar puna me unazën e vogël. Këndi I lodrave u shndërrua në një histori suksesi që po e replikojmë tani edhe në nivel lagjesh. Do fillojë punën një kompani pastrimi, do ta cojmë në një nivel më të lartë nivelin e higjienës në Tiranë. Brenda këtij viti do fillojmë projektin për të ndërtuar 17-20 shkolla. Do jetë viti I parë kur do fusim konceptin e biletës elektronike, në transportin urban. Ne do kalojmë për herë të parë planin e përgjithshëm vendor për Tiranën, do e cojmë për votim në vjeshtë, që përfshin disa ndërhyrje….Ky do jetë viti më I mirë për Bulevardin, ai do takohet me lumin e Tiranës. Në fund të vitit qytetarët do shohin parkingun e parë nëntokësor të Tiranë”, shprehet ai.
Nuk kanë munguar në këtë një vit përballje e akuza, sikurse edhe beteja ligjore.
“Nuk kam preferuar asnjë në jetë të bëj viktimën në jetën time e të gjej fajin tek të tjerët. A më ka ardhur mirë nga mali I shpifjeve dhe sharjeve? Sigurisht që siç do njeri prej mishi dhe gjaku smë ka ardhur mirë. Por në funksionin e kryetarit të Bashkisë, as nuk më lejohet të emocionohem qoftë edhe kur presidenti I Republikës politizohet për një gjë kaq banale sa është një kopsht lojërash. Betejat ligjore kryesisht I kemi fituar. Sigurisht që kemi pretendime për disa beteja ligjore që janë në vazhdim. Besoj se reforma në drejtësi do adresojë disa nga këto anomali”, thotë për to Veliaj.

Ik or pirdhu, mafioz i Sorosit.
Gjysma e buxhetit te investimeve te parashikuara nga qeveria do te shkoje per te mbeshtetur makinen e propagandes se Veliajt me mbikalimin tek Unaza e Madhe qe ka kohe qe ka mbetur pezull duke krijuar probleme dhe pakenaqesi tek qytetaret.
Perse nuk behen transparente keta investitoret rikonstruksionit te cerdheve e te shkollave qe te dime se si realizohet sistemi i qokave. Deri me sot nuk ka ndodhur qe ndertuesit e babezitur te kene hedhur leket kot per syte e bukru te politikaneve por sepse me pas ka pasur interesa perfitimesh te majme.
Betejat ligjore i ke fituar ne saje te presioneve dhe shantazheve qe ka bere shefi yt ndaj gjyqtareve. Po kete ju e quani drejtesi ndersa kur ju jepen vendimet kunder nuk hezitoni te mblidhni administraten ne demonstrate me dite pune te paguar nga taksapaguesit. Ti je specialist fallsifikimesh sic bere me diplomen me te cilen u shite si i shkolluar jashte duke mashtruar me pafytyresi ashtu edhe sic bere me firmen e gjobes per te cilen do te meritoje burgun po te ishe ne SHBA, por ja qe te ndihmoi ky luftetari i reformes ne drejtesi me banden e tij.
Mos na hap kot barkun me kete propagande mashtruese se ti e pe sa vota more nga qytetaret kur dole me vete si perfaqesues i shoqerise civile. E kuptove se ashtu perfaqesoje vec veten dhe grushtin e sorosianeve qe te vinin pas. Sot na shitesh socialist i thekur duke genjyer paturpesisht e duke harruar se si luftove kunder PS- se. U talle me martesen e Nanos per te bere tenden akoma me zi. Ti ke lindur mashtrues dhe do te mbetesh i tille deri ne fund. Mjere ata qe te besojne! Uroj qe me rrokullisjen e Rames te merrni nje shqelm edhe nga baza e PS-se. Shkoni themeloni partine e rilindjoteve hajdute e bashibozuke se ju nuk dini te punoni por vec te vidhni.
BRAVO. NUK MBULOHET DIELLI ME SHOSHE-thote populli yne. Ju si kryetar bashkie dhe ata qe ju dhane ju votebesimin, sot kane arsye madhore per ta mbajtur koken larte.
Shqiperise I duhen vetem 10 Erjon VELIAJ