Belgjikë / Arrestohen dy vëllezër për sulmet terroriste

redaktor

Dy vëllezër të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste janë arrestuar gjatë një operacioni anti-terror në Belgjikë.

Nourredine H, 33 vjeç, dhe vëllai i tij Hamza u arrestuan pas kontrolleve të banesave në Mons dhe qytetin Liege.

Belgjika është ende në gatishmëri të lartë që nga vdekja e 32 personave pas shpërthimeve në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion metroje në Mars.

Shumë njerëz të tjerë mbeten të plagosur nga sulmet që pretendohet të jenë kryer nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

“Në bazë të rezultateve paraprake të hetimit, duket se ka pasur plane për të kryer sulme ne Belgjikë”– tha kryeprokurori në një deklaratë.

Megjithatë, ai ka shtuar se ende nuk është gjetur asnjë lidhje e vëllezërve me sulmet e Brukselit.

Për dy të arrestuarit do të vendoset ditën e shtunë nëse do të mbahen në paraburgim ose jo.

Aktualisht Belgjika është në alarm sigurie. Nivelet e sigurisë janë rritur në prag të festës kombëtare të saj me 21 Korrik, nga frika se mund të ndodhë një sulm i ngjashëm me  sulmin me kamion në Nice të Francës, me 14 Korrik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *