Dërguar me sms
Në numrin e redaksisë
U arrit të bëhen bashkë 140 veta. U tund bota që të realizohej kompromisi “historik”. Pas festimeve normalisht duhet të fillojë puna për ligje e për implementim. Sa e pabesë kjo fjalë, si vetë “kompromisi”. Secili me grupin e ekspertëv të vet. Sipas një llogjike të thjeshtë i bie që duhet një grup tjetër ekspertësh për të shpikur lidhjen mes tri draftesh për votimin 84 copësh. Atëherë do hyjë në valle dyshja Lu-Vllahutin. E historia përsëritet. Po shkojmë drejt absurdit kur për ndërtimin e një W.C.-je duhet të presim konsensuse e kompromise. A nuk duket tragji-komedi në kurriz të një vendi që mezi po hedh hapa drejt aspiratës së tij? Shqipëria ka qenë e mbetet vend i çudirave. Profeti.
