Skandaloze! Kleriku mbron martesën me të miturën

Elton Tafaruci

Një klerik afgan është arrestuar pasi u martua me një vajzë vetëm 6 – vjeç.

Mohammad Karim, rreth 60 – vjeç u ndalua në provincën e Ghor nga autoritetet në Afganistan. Para zyrtarëve, ai tha se vajzën e mitur ia kishin dhënë vetë prindërit e saj, “si sakrificë fetare”.

Por ndryshe nga versioni i tij, prindërit e vajzës mësohet se janë në gjendje shoku, pasi deklarojnë se 6 – vjeçarja është rrëmbyer.

Vajza nuk flet, por përsërit në mënyrë të vazhdueshme fjalinë “Kam frikë nga ky burrë”, deklaroi Masoom Anwari, kreu i Departamentit për Çështjet e Grave në Ghor.

E mitura mësohet se është nën kujdesin e autoriteteve dhe pritet që t’i dorëzohet prindërve të saj, ndërsa kleriku është lënë në burg.

Arrestimi i Karim vjen vetëm pak ditë pasi një vajzë 14 – vjeçare shtatzëzë u dogj për së gjalli në Ghor, një ngjarje që tronditi Afganistanin.

Familja e Zahra tha se adoleshentja u torturua dhe u vra nga njerëzit e bashkëshortit të saj.

Incidenti në fjalë, nxorri në pah problematikën e madhe në vend të martesave të fëmijëve./tvklan.al

Burimi: The Telegraph

Share This Article
1 Comment
  • PO c’mut klerik eshte ky! Shikoj fytyren. Ky do repur per se gjalli! Na dolen keta muter tane e po na propogandojne kohen kur njerezit jeteonin ne shpella. Keta nuk njohin veten e tyre e jo te njohin zhvillimin e histories njerezore. Kurre nuk kemi degjuar nga kleriket e pare thenie te tilla,po perkundrazi flisnin per mos berje ilaka (martesa ) edhe brenda fisit ,pasi jeni te nje gjaku. Mbroni femijet se jane firishte. Keta qener ,muter e muter pa ndroje ,vajten andej nga vajten e po na shkaterrojne vendin e njerezimin. Keta vetem klerik mos i quani,po u vini drune kur tu dalin perpara….Qener ,kriminel edhe muter nuk e meritoni t’u thuash……… YYY qelbesira,kerma ,, mbroni pedofilet ju pisanjos qe nuk laheni nje here!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *