Një çift të rinjsh është arrestuar për tentativë vrasjeje, pasi fëmija i tyre 3-muajsh u dërgua në spital dje me plagë të shumta dhe serioze. Djali është tani “në një gjendje kritike, por të stabilizuar” në spitalin e fëmijëve në Bristol (Britani) dhe çifti është duke u marrë në pyetje.
Fqinjët e tyre janë të tronditur për atë që ka ndodhur, pasi burri 26 vjeç dhe gruaja 20 vjeç nga Gluçester u morën nga policia. Shtëpia e familjes, një ndërtesë njëkatëshe pranë katedrales, është tashmë e rrethuar nga shiritat e policisë, që e identifikojnë atë si një skenë krimi.
