Premtimi i Ramës për vlonjatët…

Elton Tafaruci

Muaji gusht ka nisur për kryeministrin Edi Rama me premtime për vlonjatët.

Në facebook ai shkruan për investime në Vlorë, e konkretisht për rrugën ‘Dhimitër Konomi’ ku premton se pas pak muaj kjo rrugë do të përmbushë nevojat e qytetarëve të Vlorës sidomos për sezonin e verës.

“Segmenti i ngushtë që për vite të tëra nxiu jetën e udhëtarëve e sidomos të turistëve në kthimin nga Vlora duke u ngjitur në dalje të Ujit të Ftohtë përmes rrugës Dhimitër Konomi, do të jetë pas pak muajsh një rrugë e re që do përmbushë nevojat e komunitetit dhe mundësojë qarkullimin e lirshëm edhe gjatë sezonit veror”, shkruan Rama.

screenshot-16_1470037008-4245478

Share This Article
5 Comments
  • Je kujtuar shpejt o z.rama jeta po na nxiet cdo dite e ti po tallest me popullin.ne vend qe keto Pune Te kishin mbaruar para sezonit veror na “ngushellon “duke thene se do mbaroje pas disa muajsh.lere pastaj lungomaren e famshme se e ke bere si mos me keq ,”Besoj para zgjedhjeve do mbarojne”?!

  • Langogomarja na i shpif cdo dite qe po kalojme,turp i zotit,ku keni pare ,qe nje rruge te kthehet ne rrugice?me siguri ne Vlore -Skele,koqe gomari ai qe projektoi,me gomar ai qe po e zbaton.Na e nxite jeten kete vere te nxehte o z.Rama-Deputet i Vlores

  • Po mire ua ben Rama qe tallet me vlonjatet. Ka gjetur shesh dhe ben pershesh perderisa atje e votojne prape ai e ka te sigurte te vazhdoje i paqederosur vepren shkaterrimtare. Me mire siguroni varka per vjeshte se mund te kete shira te rrembyeshme se po te prisni ndonje gje nga Leli… aha do te prisni gjate derisa ti mbaroje mandati.

  • Lungomarja nuk mund te behej me e gjere, se do te ngushtohej xhepi ne forme thesi qe ka Edi Corapekuqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *