Rrjeti i njohur britanik “Byron Burger” u ngriti kurth dhjetra emigrantëve mes tyre edhe 35 shqiptarë.
Ata njoftuan zyrën e emigracionit për të kapur emigrantët e jashtëligjshëm, ndërkohë që kishin thirrur për intervistë dhjetra emigrantë.
Ata e bënë këtë për të shmangur një gjobë të mundshme prej 700 mijë paundësh.
Por vetë qytetarët britanikë janë hakmarrë ndaj tij.
Ditën e djeshme janë bërë shumë protesta duke hedhur madje edhe insekte të ndryshme brenda restoranteve.
“Bojkotoni Byron Burger”, ishte thirrja e protestuesve.

