Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë mes dy shtetasve në Pukë, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari Ndue Marvataj, banues në Kabash, Pukë.
Konkretisht në date 31 korrik 2016 është njoftuar Salla e Komandimit të Komisariatit Pukë, se mes shtetasit Ndue Mervataj dhe shtetasit A. B., ka konflikt dhe përdorim të armëve të zjarrit.
Menjëherë nga forcat policore është vlerësuar maksimalisht situata, janë marrë menjëherë masa dhe pas verifikimit është konstatuar se shtetasi Ndue Marvataj për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.B, 44 vjeç, banues në Pukë.
Gjatë kontrollit të banesës shtetasit Ndue Mervataj iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56 me një krehër me 20 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprat penale ” Kanosje” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
