Kosova dhe Serbia do të diskutojë sot në Bruksel në raundin e radhës së bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve. Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se në këtë seancë do të ushtrojë presion për marrjen e kodit telefonik.
Gjithashtu, edhe në këtë raund do të ketë presion nga ana e Bashkimit Evropian për respektimin e marrëveshjeve që palët kanë arritur më herët.
Bisedimet për palën serbe do të udhëhiqen nga Marko Gjuriç. Në deklaratat paraprake, zyrtari i qeverisë së Beogradit nënvizoi se do të kërkojë nisjen e punës për themelimin e bashkësive në komunat me shumicë popullsie serbe.
Megjithatë, Prishtina zyrtare ka deklaruar se nuk do të lëshohet pe për këtë çështje, pa u zhbërë më parë strukturat paralele dhe pa heqjen e barrikadave nga ura Mitrovicës.
