Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme tek rrethrrotullimi i Saukut në rrugën që të çon për në autostradë.
Një makinë tip BMW që drejtohej nga një person me inicialet R. P., u përplas me një Audi me shofer M. F.
Policia e Tiranës njofton se si pasojë e përplasjes mbeten të lënduar drejtuesi 29-vjeçar i BMË-së dhe pasagjeri J. M., 18 vjeç.
Po ashtu nga përplasja mbeti i dëmtuar edhe një pasagjer tek Audi, 31-vjeçari me inicialet A.Ç.
Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
