Vjedhja në Rinas, të arrestuarit janë në prag të lirimit

redaktor

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dha një vendim mesditën e së martës, me anë të të cilit rrëzon kërkesën e Prokurorisë për të mbajtur në burg 4 të arrestuarit, punonjës të Aeroportit të Rinasit.

Ata u prangosën një muaj më parë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” gjatë grabitjes së një milion eurove.

Por në vendimin e Gjykatës së Apelit nuk cilësohet për lirimin e menjëhershëm të tyre, ndaj të mërkurën, në Gjykatën e Shkallës së Parë, të arrestuarit do të kërkojnë lirimin e tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë, në vendimin e saj të mëparshëm kishte caktuar masë sigurie “arrest me burg” për 4 nga të arrestuarit dhe “arrest shtëpie” për njërin prej tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *