Edgardo Bauza, trajneri i ri i Argjentinës

redaktor

Përfaqësuesja e futbollit të Argjentinës ka mbetur ende e shokuar nga vendimi i kapitenit Lionel Mesi për t’u tërhequr dhe nga dorëheqja e trajnerit Gerardo “Tata” Martino. Megjithatë, Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka njoftuar sot se Edgardo Bauza do të jetë trajneri i ri i bardhekaltërve.

Bauza ka udhëhequr më parë Quito dhe San Lorenzon, në sukseset respektive të Kupës Libertadores.

Ai do të largohet nga klubi i Sao Paulos për të marrë postin e Martinos, i cili dha dorëheqjen rreth një muaj më parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *