Tre aksidente me pesë të plagosur

Elton Tafaruci

Dy persona janë plagosur në një aksident rrugor në aksin Elbasan – Librazhd. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (2 gusht), ku mjeti me targa EL 2681 C,  ka dalë nga rruga.

Sipas policisë të plagosurit janë I.Q,  38 vjeç,  banues në fshatin Labinot Fushë dhe K.M,  40 vjeç,  banues në Polis

Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan.

Një automjet tip “Opel” me targa AA 468 GH, në afërsi të fshatit Symiz, ka dalë nga rruga.

I plagosur ka mbetur 22-vjeçari F.M, i cili është dërguar në spitalin e Korçës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. I riu ishte pasagjer në automjet.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, shtetasi M.M, nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Mbrëmjen e djeshme, 2 gusht në Urën e Bardhajve janë përplasur dy motorë duke shkaktuar tre të plagosur.

Aksidenti është shënuar në një rrugë pa ndriçim dhe të plagosurit kanë qenë duke udhëtuar në motorë.Të plagosurit janë një burrë dhe një grua që udhëtonin në një motor dhe drejtuesi i motorit tjetër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *