Ministri grek i ngarkuar me emigracionin, Yannis Mouzalas i kërkoi sot një plan “B” Bashkimit Evropian në rast se Turqia nuk do të respektojë marrëveshjen thelbësore por shumë të përfolur që ka mundësuar reduktimin e fluksit të migrantëve drejt Evropës.
“Ne jemi shumë të shqetësuar, ne kemi nevojë në të gjitha reastet të kemi një plan B”, deklaroi Mouzalas në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, ndërkohë që Greqia është porta kryesore hyrëse e refugjatëve që kërkojnë azil në BE.
Athina është e shqetësuar se dështimi i marrëveshjes së 18 marsit mes evropianëve dhe truqve mund të risjellë mbërritjen masive të refugjatëve, kryesisht në ishujt pranë brigjeve turke.
