Gusht 1949, Greqia sulmoi ushtarakisht Shqipërinë

redaktor

Për vite e vite me radhë në shtyp dhe në tubime të ndryshme ngjarjet e gushtit 1949 në kufirin shqiptaro-grek janë quajtur gabimisht si provokacion. Faktet dhe dëshmitarët që janë ende gjallë tregojnë se kemi të bëjme shumë më tepër se me një provokacion, me një luftë të vërtetë.

Nuk ishte provokacion siç u cilësua nga shteti shqiptar në vitin 1949, apo siç vazhdon të konsiderohet gabimisht edhe sot. Sulmi i armatosur grek i 2 gushtit 1949, kundër Shqipërisë nuk ka qenë incident, apo provokacion, por ka qenë luftë e vërtetë, me të gjithë karakteristikat dhe elementët e një sulmi për pushtim, paçka se e zhvilluar vetëm në një pjesë të kufirit e territorit të vendit. Ushtria greke me 2 gusht 1949 nisi sulmin ushtarak ndaj Shqipërisë duke përdorur mbi 70 mijë forca të armatosura, 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 topa gjuajtës; ndërsa në vijën e mbrojtjes së vendit tonë u  mobilizuan direkt në luftime rreth 10 mijë ushtarë, ndërkohë që u mbajtën rezervë në gatishmëri rreth 30 mijë trupa pranë vijës greke të sulmit. Mjafton përmendja e këtyre shifrave dhe një situte të vërtetë luftarake për dy javë me radhë, për të kuptuar të vërtetën e atij sulmi.

Disa fakte dhe dëshmi

Duke iu referuar të dhënave që janë botuar kohë pas kohe dhe dëshmive të shumta të ushtarakëve dhe ushtarëve që morën pjesë në luftimet e ashpra, mësohet se sulmi nisi në mëngjesin e 2 gushtit 1949, në orën 04.30, në zonën e Bozhigradit. Fillimisht artileria greke nisi përgatitjen e zjarrit me topat e dislokuar përgjatë kufirit me Shqipërinë.

Predhat ranë deri 300-400 m në thellësi të territorit shqiptar. Në orën 05.00 filloi sulmi i fanterisë greke me 3 batalione të Br.51F dhe Br.52F të D1F, të mbështetur nga një regjiment artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh gjuajtës, me bazë në aerodromin e qytetit Kastoria. Ata sulmuan kuotat 1309 dhe 1425 që ndodheshin 100 m në thellësi të territorit shqiptar, në sektorin e postës kufitare Vidohovë-Bilisht.

Sulmi i tyre u ndesh në mbrojtjen e rojeve të kufirit shqiptar, të cilat në momentin e sulmit fillestar nuk ishin më shumë se një togë, ushtarët e së cilës ishin të armatosur kryesisht me pushkë e automatikë, si dhe me 3 mitraloza të rëndë e 4 të lehtë. Në këtë pikë beteja vazhdoi e ashpër për 7 orë. Nga deklarimet e para të qeverisë mësohet se  gjatë 11 orëve të para të sulmit, monarko-fashistët grekë patën 100 të vrarë dhe mbi 100 vetë të plagosur. Ndërsa humbjet nga ana shqiptare: një i vrarë dhe dy të plagosur. Vetëm me 14 gusht  grekët lanë në zonën e Bilishtit 60 ushtarë të vrarë.

Dan Gradica, ish-mitralier në atë betejë ka treguar se:

“E prisnim se kur do të vinte greku për të na goditur. Sulmoi menjëherë. Erdhi Mehmet Shehu dhe na tha “Luftë, na sulmoi greku”.  U ngritëm e u shpërndamë nëpër pika. Zumë vijën e parë të sulmit. Në fillim ushtarët grekë i kishim 100-150 metër larg. Nga atje edhe qëllonte, edhe na shante. Nuk linte gjë pa na thënë me sharje. Çfarë nuk na thonin. Shanin shqiptarët me fjalë të pista dhe me fjalor fyes për nënat, gratë, motrat, qeverinë, Enver Hoxhën.  Fillimisht ishim në vijën e dytë. Zumë pozicionet por pa hapur zjarr. Nuk kishim marrë urdhër të shtinim. Kishim zënë vend në pikat e caktuara më parë. I dinim të gjitha përmendsh pasi kishim bërë përgatitje prej disa kohësh. Prisnim urdhrin nga komanda për veprim. Distanca nuk ishte edhe e afërt.

Resul Bedo, një ish partizan e më pas me detyra drejtuese në brigadën e VI-S, viti 1949 do ta gjente me gradën toger në shtabin e regjimentit të Pogradecit, njësi e cila u fut e para në veprim pas sulmit të ushtrisë grek në fillim të gushtit të po atij viti. Ai kujton:

Mëngjesin e 2 gushtit 1949 ushtria greke bëri një sulm frontal të befasishëm duke marrë postën e kufirit të Vidohovës në lartësinë 1309 metra. Ishte brigada “41” e ushtrisë së shtetit fqinj. Sulmi tokësor u shoqëruar me nga ajri. Në postën shqiptare ishte vetëm një skuadër e armatosur me automatikë dhe mitraloza. Forcat greke vranë ushtarët Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u plagosën 6 të tjerë. Ne si regjiment na u dha urdhri urgjent të rimerrnim Postën e Kufirit. Nga dreka arritëm në Vidohovë dhe të dy batalionet tona u hapën në formacion luftimi. Kishim tërhequr me vete dhe mortajat. Me ne u bashkuan edhe ata ushtarë të kufirit që ishin shpartalluar nga sulmi i befasishëm. Morëm masa për kundërveprim dhe pas disa orë luftimesh arritëm ta merrnin Postën. Ndërkohë ushtarët grekë kishin marrë edhe një pikë tjetër që njihej si lartësia 1441 metra. Artileria greke qëllon dhe predhat bien 300-500 metra në tokën tonë. Forcat greke nisin dhe një sulm ajror duke angazhuar 3 batalione.

Më tej Resul Bedo ka treguar Petrit Dume ishte organizatori kryesor i cili në atë kohë komandonte divizionin e Korçës. Ai jo vetëm që drejtoi nga shtabi i divizionit sprapsjen e sulmit të ushtrisë greke dhe marrjen e postave Kufitare, por e shkeli vetë terrenin pëllëmbë për pëllëmbë duke parë me sytë e tij se si ishin zhvilluar luftimet dhe si ku duheshin përqendruar forcat. Më pas Enver Hoxha dërgoi Mehmet Shehun, si njeri që kishte shumë emër në popull dhe në ushtri. Enver Hoxha erdhi vetë në Korçë për tu njohur nga afër me situatën si dhe vizitoi të plagosurit.

Fundi i betejës

Data 14 gusht shënohet si fundi i provokacioneve ushtarake greke. Në këtë datë është sulmuar piramida 30-31 në sektorin Bilisht ku ndodhi edhe disfata më e turpshme për grekët, duke lënë në betejë 60 të vrarë dhe shumë të plagosur. Këtë disfatë e pësoi  brigada 41 e divizionit të 9-të grek, e cila qe shoqëruar në sulm  me dy regjimente të artilerisë së rëndë dhe një skuadrilje avionësh gjuajtës, që u sulën në mënyrë të rrufeshme duke përdorur zjarrin dhe fuqinë e të gjitha llojeve të armëve dhe mjeteve drejt piramidës 30-31, por që patën një kundërpërgjigje të ashpër nga trupat tona.

Me disfatën  e Brigadës 41 të Divizionit të 9 me 15 gusht, merr fund agresioni i hapur në kufijtë shtetërorë të vendit tonë.

Bilanci

Sipas  evidentimit të betejës në  arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në faqen 273 të Inventarit/I, mësohet se trupat greke lanë të vrarë në tokën shqiptare 300 ushtarë, 500 të plagosur dhe 270 robër. Sipas botimeve në shtyp,  prej datës 2 gusht, deri në orën 12.00 të datës 15 gusht 1949, mbetën të vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë dhe u plagosën 127 të tjerë.

Share This Article
18 Comments
  • Artikull i shkruajtur ne efektin e vapes gjihtcka e pasakte nga titulli deri te pasaktesit ne brendesi te shkrimit.

    • Na ndimoni me nje version tjeter nqs ke se jam kurioz ta Di dhe Jo Vetem une pic mbare publiku shqipetar

    • Artikuli esht super i sakte

      Dhe by the way , tani per ata 300 greket e vrare te ndertojme disa varreza greke aty ne Korce se s’ka lezet

      Ndaj o burra ti themi Janullatosit te na ndihmoje te ndertojm varrezat greke per keta ushtare grek ne token shqiptare

    • Jane hapur dokumentat amerikane qe flasin oer ket lufte
      Dhe amerikanet para se te fillonte kjo lufte ,qe gjasme greku e justifikonte per te ndjekur komunistet greke , thone se u cuditen kur pane se ne ket lufte kunder Shqiperise qe udhehiqej nga anglezet , ishte vendosur qe te prishej Shqiperia fare
      Dhe edhe Italianet kerkonin te mernin nje cope duke kerkuar qe ushtria italiane te futej te merte bregdetin e Shqiperise

      Dokumentat anerikane thone se qeveta Britanike kishte 3 vjet qe i lutej amerikaneve te bashkoheshin me Britanine per te goditur Shqiperine ne menyre qe te rezohej qeveria komuniste
      Amerikabet nuk kishin pranuar , porse ne qershor te 1949 amerikanet pranuan te behen pjese e atij koalicioni qe do sulmonte Shqioerine

      Britaniket kishin vendos qe ne te njejten kohe qe sulmi do fillonte nga toka, do hidheshin parashytiste nga ajri
      ne Veri dhe ne Shqiperine e mesme dhe ne bregdet
      Porse sigurimi i shtetit i bllokoi jeto desantime te parashytisteve dhe kjo i cuditi edhe amerikanet sic e pranojn vete ne dokumenat e tyre

      Per here te are ne ate lufte te Gushtit 1949 amerikanet perdoren Napalmin ne malin e Gramozit

      Dokumentat amerikane thone se kur amerikanet pane nje kosucion aq te fuqishem kunder Shqiperise menduan qe Shqiperia nuk do rezistonte dot dhe kuptuan se e gjithe kjo behej ne menyre qe Greqia te pushtonte jugun e Shqiperise

      Pastaj kur Shqiperia i rezistoi kesaj lufte dokumentat flasin me simpati per Shqiperin dhe sidomos per sherbimin sekret Shqiptar qe i bllokoi te gjitha sherbimet sekrete perendimore

      Ajo lufte ka qene nje lufte per jeten a vdekjen e ekzistences se Shqipetis si shtet dhe shqiptareve si komb

      Esht pa asnje dyshim ai moment i asaj lufte momenti me delikat i ekzistences se Shqiperise
      Dhe amerikanet vete e pranojn Kete fakt

      • Rajmond…..
        Per punen e sigurimit te shtetit ja ke fut kot.
        Ne 1949,pra 5 vjet pas lufte Shqiperia Zyrtarisht nuk kishte S.Shteti,ajo u formua shume vite me vone,dhe struktura e saj e plote u be ne kohen e Ruseve.
        Nuk pirdhte njeri per E.Hoxhen ne ate kohe,e as per Shqiptaret me dyfek,por E.Hoxha ka qene agjent i Anglo-Amerikaneve,dhe boll me me perralla sikur Sigurimi yne ishte 1 ne Bote,pallavra.
        Ndersa Yje te Pa Shuar eshte libri zyrtar i vitit 60-70 qe flet per provokacionet greke.

        • Ore ata qe merreshin me sherbimin sekret shqiptar ishin te jashtezakonshem

          Amerikanet vete cuditeshin dhe e pranojn ne ato dokumente qe e humben luften me sherbimin sekret shqiptar

          Shkoni kerkoni ne Google dhe do i gjeni ato dokumente qe them une

          Sepse para se te fillonte lufta ne Gusht te 1949 , britaniket dhe amerikanet dergonin parashutiste ne menyre qe te pergatisnin terrenin dhe te paraluzonin mbrojtjrn shqiptare

          Mirpo sherbimi sekret shqiptar i kishte futur ne thes dhe bente lojen me amerikanet , britaniket dhe me greket..dhe italianet . duke i paraluzuar komplet veprimtarine tyre kunder Shqiperise

          Dhe pikerisht kjo loje qe bente sherbimi sekret shqiptar i kishte cuditur amerikanet , pasi kuptohet ata nuk e prisnin kete inteligjence kaq te larte nga agjentet tane te sherbimit sekret

          Dhe aty ne dokumenta amerikanet e thone hapur qe , sherbimi sekret shqiptar u tregua shum lart dhe i eliminoi te gjitha grupet paashutiste qe hidheshin ne Shqiperi
          Dokumenti thote shprehimisht :…” Ata ( shqiptaret) i kishin kapur prashutistet qe hodhem ne dhe po benin lojen e tyre me ne ‘

          Raporti i anerikaneve per ate kohe esht shum i sinqerte dhe flet hapur fare

          Kane qene pikerisht ata punonjes te sherbimit sekret shqiptar te viteve 1945/ – 1949 qe e shpetuan Shqiperine nga kasaphane qe po i pregatiste Anglia me Greqine

          Sepse ata e shkateruan komplet punen pregatitore qe benin sherbimet e huaja kundr mbrojtjes se vendit tone

          I paharruar qofte kujtimi i tyre

          Po e them perseri ,kur i kexon ato rreshta ku thuhet se te gjithe i ishin sulur Shqiperis se vogel per ta shqyer… te pushton nje urrejtje e pafund per armiqte e kombit shqiptar , sepse padrejtesia kunder kombit tone esht e jashtezakonshme …
          Por Enveri me njerezit e tij ja doli :.. Ua theu hundet te gjitheve pa perjashtim…..

        • Darius mavria!
          Nuk mund te shkruaje te verteten nje antishqiptar si ty!
          Ti je jo vetem idiot per keto ceshtje,por edhte armik i tyre.
          Ben mire te hash cfare te hedhin ne grazhd dhe hesht,o kelysh i fashizmit te zi!

  • Vertet ka njers qe jan ala gjalle o artikull shkrues i pa emer.
    Memo Nexhipi ishte komandant batalioni e u vra nga altileria e Elbanit bashk me pjesen ma te madhe te batalionit te tij,sigurisht pa dashje ishte gabim shenjestre dhe kjo eshte pasaktsia e pare.Ishte posta kufitare e Vidohoves qe u eleminue kamplet.Apo don me ja dhie:OPEPEJA E TE 36 ve.Nuk ishte qellimi i sulmit ndaj Shqiperis,po ishte eleminimi i komunistve grek qe kishin marr veriun e greqis.Komunistet grek kishin shkatrruar te gjitha rruget qe lidheshin me veriun.Pra e vetmja rruge per te marr situaten ne dore ishte kalimi neper Shqiperi.Ket e arriten duke kaluar neper vendin ton.Aman mos rreni diten per diell se na shpifet.

  • Hahahahaaaaa.
    70 mije greke muti me nje toge shqiptaresh.
    E di ci bente mehmeti ketyre korofillakeve????

  • Ne vitin 1986 ne posten kufitare Vidohov kete ngjarie e kam degjuar nga komandanti i postes ne kohen e provokacioneve ne 2 gusht 1949 nuk dua te zgjatem por humbjet ne pk vidohov do ishin shum me te medha ne rast se kufitari trim Tafil Ferhati me mitralozin e tij nuk do kish zen nje pik kyce ku mbajti te gozhduar bashke ne ndihmesin e tij nje batalion kembesorie grek der sa te vinin perforcimet nga repartet e tjera.Nga qeveria greke ishte goditja perfundimtare ndai partizaneve grek dhe operacioni u kodua me emrin PIRSOS1 dhe PIRSOS2 Ddhe u drejtuan nga gjenerali amerikan VAN FLIT dhe u arrit qellimi pasi u eleminuan forcat partizane.

  • Z.Myftar Tare,zv.minister I brendshem I Shqiperise v.1945-1948(mbulonte zbulimin e jashtem)shkruan midis te tjerave:Ne Durres shkarkohej armatim,ushqime ,veshmbathje per komunistet greke,qe vinte nga BRSS dhe transportohej direkt ne kufi.Per kete kryeministri I Greqise denoncoi Shqiperine ne organizmat nderkombetare.OKB miratoi dy rezoluta ( me 1948 dhe 18.3.1949) ku cilesonte Shqiperine si pergjegjese per gjendjen ne Greqi.Por Shqiperia zbatonte urdherat e Stalinit…E.Hoxha takohet ne Tirane me gjeneralin komunist grek Markos dhe e siguron se do vazhdoje ndihma…E.Hoxha I plotesoi menjehere kerkesat e gjeneralit grek…OKB krijoi edhe Komitetin e Pajtimit,por Shqiperia vazhdonte ne rrugen e saj.Per te mjekuar te plagosurit greke u ngriten ne teritorin Shqiptar 3 spitale fushore,te plagosurit rende mjekoheshin ne Durres e Tirane…Ne keto kushte qeveria greke vendosi te sulmonte per te shkaterruar bazat e komunisteve greke ne teritorin shqiptar…Pasi I shkaterroi ato,megjithese ato mbroheshin edhe nga ushtria shqiptare,ushtria greke u terhoq ne teritorin e saj.Ky ishte pra qellimi I sulmit.” Ju lutem botoni komentin tim!

    • Z Alban bazat e komunisteve greke ishin ne krahun tjeter midis Korces dhe Ersekes kurse sulmi qe u krye ne Vidohove dhe Trestenik nuk ka te beje fare me shkaterrimin e bazave te cilat u goditen me artileri nga Gramozi dhe fakti qe ushtria greke la 500 rober tregon qe ishte nje sulm i miremenduar, gjithashtu ne nderthurje me kerkesen greke ne OKB ne 1948 per marrje te ashtuquajturit Vorjoepir tregon qe ky ishte sulm kunder Shqiperise po e hengren dhe e gezofshin roberit u rikthyen mbas 7 vjetesh ne Pirea.

  • Hera e par qe po lexoj kete lajm.po dihet se greket gjithmone ja kane dashur te keqen shqiperis.lavdi deshmoreve qe kane rene ne kete lufte.rrofte perjete shqiperia atdheu im i dashur.

  • hënë tani ju, mos më thoni që greku s’kishte qejf të merrte ndonjë pjesë të vogël tonën, më duket se po kaloni pushimet në vendin fqinj dhe po u pëlqen shumë

  • Hidh e pirdh komentet sot, pas 67 vjetesh.Mark Ujku si perhere eshte me I sakti……………………
    Lavdi te perjeteshme ushtareve trime qe luftuan dhembe p[er dhembe me grekun e pabese!
    Qofte I perjetshem kujtimi I deshmoreve te asaj lufte gjakatare!
    Mos na u tregoni specialist per te gjitha fushat o Mark,Emili e ndonje tjetrer.

  • Shqiperia dhe shqipetaret e kane mbrojtur me gjake dhe sakrifica te pa numurta token tone ametare. Lavdi te reneve per atedhe. Iu thafte gjuaha atyre qe duan ta mahojne te verteten . U shofshin ata qe kane bere pazarae me kete toke te lare me gjake.

  • Shenomeni dhe mua…deshmimtar.

    Dy ngjarie lufte mbaj mend: Boroven martire djegur gjermanwt 1944-er dhe, ato provokacione te Grekut gush 1949-te.Pwrjetuar ato, unw 9 vjec dhe 14 vjecar pwrkatesisht, nga “Ballkoni i Dangellise”- Sanjova e “Guri Bletes” deri maje m.Gremit, balleperballe me Gramozin ato vite nw flake lufte.
    Te vertetat shkruhen sot per ato ngjarie,unw perjetuar.
    Femije ishim,po kalitur me luften. Dyfekun njohem e paren “loder”… Sa te tillw, bere me tungje shtogu. i miri Sabri Hamiti dhe Hamzai,me shoke,(ndiese pacin, te dy, ndare nga jeta),na i pregatisnin ato.Sabriu disa vite pas lufes, bere mjeshter tekstili, nw kombinatin “Stalin”, Hamzai ne Zavalan, nje jete kaluar si invalid i mbetirve te armatimit nga lufta,aksidentuar atje ne vendlindie,sa vitet e pleqerise ne Lezhe,bere nje me te vellane Hekuran, nje jete me arme ne dore ne mbrojtie te kufijve te atdheut si kuader oficer.).
    Dhe sot,80vjecar (fatkeqesisht tej oqeani emigruar)
    une perfytyroj ato pamje lufte,
    Faleminderit komentuesve objektive,per sa shkruajne, brezave lene trashegimi kujtese.Historia e shkruar, perjetesohet.
    Lavdi te reneve ne keto luftera; atdheun mbrojtur.

    Toronto 06-08-2016 Guri Naimit D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *