Kur nuk e di të vërtetën e luftës, pse përrallis?

redaktor

Letër e nënshkruar,

Teki Hoxha

 

Përshëndetje z. Adrian! Jam një lexues i rregullt i gazetës Dita dhe e kam paguar për tërë muajin në një pikë shitjeje që të mos lodhem, e gjej, s’e gjej. Këtë gazetë mund ta cilësosh pa ngurrim si madhështore, si e vetmja gazetë e kohës, si heroinë, si frymëzuese, si udhërrëfyese që është vite dritë larg mashtrimit, banalitetit, fyerjeve e denigrimeve. Është një gazetë që e ka ngritur lart e më lart dinjitetin e kombit tonë.

Por ashtu si një luftë, që të dalë fitimtare do burra, edhe gazeta do burra dhe gazetare e gazetarë të fuqishëm. Dhe kështu jeni personalisht ju dhe gazetarët që i adhurojmë, Bedri Islami, Xhevdet Shehu, Moikom Zeqo, Viktor Malaj, Alqi Koçiko, të cilëve u lexoj me vëmendje të madhe të gjithë artikujt, sepse janë artikuj me vlerë, vërtetë na kanë hapur sytë.

Por të lutem kontrolloi edhe vetë të paktën artikujt kryesorë, se edhe pse shkruhen me tituj të mëdhenj, të vjen keq të harxhosh kohën për t’i lexuar.

Shkruante një gazetar se akoma s’e ka gjetur të vërtetën për Luftën NÇL. Po atëherë kur ky s’është i bindur për të vërtetën, çfarë përrallis në gjithë atë artikull? Edhe ne e dimë të vërtetën, por gazetari duhet të sjellë detaje të reja të së vërtetës. Nga kush pret ai, nga ne lexuesit që ai t’i shkruajë? Mirë se në shkollën e Partisë i ka mësuar të deformuara dhe nxënësve ua ka dhënë të deformuara, po tani kush e pengon atë që me një autorizim tuajin të studiojë në çdo arkiv?

Megjithatë gazeta Dita është si dielli që shkëlqen edhe pse ngrihen tymra nga toka (jo re, se retë të paktën janë lart) dhe e errësojnë për pak sekonda.

Me respekt të madh, T. Hoxha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *