Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Përshëndetje z. Thano! Çdo ditë e re në këtë Shqipërinë tonë të dashur sjell ndonjë gjë të re. Për çudi, pensionet rriten me nga 200 lekë, por të vjen keq që një ushtarak me pension të parakohshëm kur punësohet duhet të mos marrë pensionin dhe familja të jetojë me minimumin ekonomik. Pse kur drejtorët, shefat, ministrat futen si anëtarë bordesh e marrin nga dy e tre rroga, ushtarakët të dënohen me minimumin jetik? Pse diskreditohen kështu? Duke filluar nga Nano te Berisha, e tani Rama, diskreditohen e nuk i japin statusin, po e kanë fshehur nëpër sirtarë. Këta njerëz kanë qenë dhe kanë ngelur njerëzit më korrekt e besnik në këtë vend. Një herë në katër vjet ju premtohet e pastaj harrohen. Kam respekt për ju e mendoj se ndoshta vetëm në rreshtat e gazetës tuaj do i bëjë përshtypje qoftë Ramës, qoftë Klosit.
