Policia duhet të jetë në shërbim të popullit

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Dita jonë! Njatjetani! Para pak ditësh pata rastin të udhëtoj nga Rrësheni për Rubik. Sa kaloj furgoni ynë urën e Munazit taksisti furnizoi makinën dhe u nisëm. Rreth 10 metra distancë me karburantin na ndalon policia rrugore dhe i kërkojnë dokumentet shoferit. Sipas rregullave, ai u dorëzon dokumentet, por në moment njëri nga patrulla fillon të plotësojë dokumentin e gjobës. Menjëherë drejtuesi i mjetit reagoi duke kërkuar arsyen për këtë veprim. Inspektori i qarkullimit i përgjigjet duke i thënë se ju keni hyrë në kundërshtim me tabelën. Të gjithë sa udhëtonim në makinë, por që ishim jashtë, kthyem kokat nga kishim ardhur, por nuk kishte tabela ndalimi. Duke qenë se shoferin e njihja, sugjerova për mungesën e tabelës.

– Jo,- përgjigjet shkruesi i gjobës,- shkelja është bërë në Rrëshen dhe urdhrin e kemi nga shefi ynë (i qarkullimit). I drejtohem:- More zotëri, ç’domethënë kjo? Shkelja është kryer mbi 10 km. A nuk kishte mundësi që masa të merrej në momentin e shkeljes? Në moment vjen drejtori i policisë i cili mbështet shprehjet e mia duke i thënë patrullës se ky veprim nuk është i rregullt. Tani dokumenti i gjobës ishte plotësuar, por unë nga kjo padrejtësi që m’u duk, pasi mbarova punë në Rubik u paraqita tek shefi i qarkullimit në Rrëshen. Në bisedë me të për këtë problem më shpjegoi se neve e kemi falur disa herë. I them se nuk kam ardhur për gjobën si gjobë për shkeljet, por për distancën dhe kohën e dhënies së kësaj gjobe, pasi më duket se është e pa logjikë, sepse atë person dhe mjetin e tij e keni përditë nëpër këmbë dhe mund ta gjobitni çdo ditë se nuk ka nga të ikë, ndaj nxitimi për këtë veprim nuk flet për shërbim të mirë të policisë, por të paktën nga ky rast të mos ketë përsëritje, pasi policia përfaqëson pushtetin i cili ka premtuar se do të jemi në shërbim të popullit, pasi edhe jemi votuar. Pjetër Bubaj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *