Një kundërsqarim i shkurtër për kolegun Bubaj

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

E nderuara DITA! Kërkoj falje për këtë zgjatje muhabeti, por detyrohem të bëj këtë kundërsqarim për kolegun tim nga Lezha, të nderuarin P. Bubaj, se po të ekzistonin “Buletinë të tillë të Komitetit Qendror të PPSH për përdorim të brendshëm”, siç mendon Bubaj, për gjëra të pahetuara e të padeklaruara, më i pari do ta kish lexuar vetë komandanti i flotës Teme Sejko, si anëtar i forumit më të lartë të partisë në komandën e Flotës dhe bashkë me të edhe unë me anëtarët e tjerë të shtabit të Flotës që bënim pjesë në të njëjtën organizatë partie me Temen. Pastaj, pasi të ishte punuar aty ky Buletin, do i dërgohej komandantit të shkollës së detarëve në Pashaliman. Pra, sipas kësaj logjike, Temja duhej ta kishte marrë vesh me kohë, përpara komandantit të shkollës, se i ishte vënë damka e tradhtarit. Kështu që, jo vetëm ai nuk do shkonte në repartet vartëse, por do mbyllej në shtëpi në pritje të arrestimit.

 

Seit Jonuzaj

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *