Shpërthen vullkani, mbyllet aeroporti në Indonezi

Elton Tafaruci

Pas shtatë muajsh në letargji është riaktivizuar vullkani në malin Gamalama në Indonezi, i cili ka shpërthyer ditën e sotme.

Sipas informacioneve zyrtare autoritetet janë detyruar të mbyllin aeroportin Babullah për shkak të hirit vullkanik.

“Mali Gamalama lëshoi hi në një lartësi prej 600 metrash në qiell pas një tërmeti nënujor 4,6 ballë Rihter”, bëjnë të ditur burimet zyrtare.

Thuhet se aeroporti Babullah është zbardhur krejtësisht nga hiri vullkanik dhe është mbyllur.

Ditën e hënë një shpërthim tjetër vullkanik në ishullin Lomboko solli mbylljen e përkohshme të aeroportit ndërkombëtar që ndodhej në rajon.

Indonezia, shpeshherë ka qenë epiqendra e shpërthimeve vullkanike, ku arkipelagu indonezian numëron 127 vullkane aktivë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *