Shpesh veshëve nuk u kushtojmë ndonjë rëndësi të madhe, por mjekët thonë se ata janë një organ i ndjeshëm, për të cilin duhet të kujdesemi. Dhe me kujdes një mjek otorinolaringolog kupton pastrimin e tyre, duke iu drejtuar herë pas here specialistit. D. Simon Gane në klinikën Clear Ear në Londër thotë se heq nga veshët e pacientëve rreth 100 litër dyllë në vit.
Dylli i veshit është një përzierje e sebumit, djersës dhe lëkurës së vdekur. Lëkura brenda kanalit të veshit është e vetmja pjesë e trupit, e cila rritet horizontalisht drejt daljes, duke bërë kështu një pastrim natyral të tij. shumica e njerëzve kanë nivele të ndryshme të dyllit në vesh dhe nuk e dallojnë ndryshimin edhe nëse kanali është 95 për qind i mbushur. Por kur kjo sasi e kalon masën mund të shoqërohet me kruarje, dhimbje apo rënie të dëgjimit, kjo e fundit në rastet kur njerëzit përpiqen t’i pastrojnë vetë veshët. Por një nga gabimet më të mëdha që bëhet është pastrimi me tamponët që mbajmë në shtëpi. E vetmja gjë që bëjmë është shtyrja dhe ngjeshja e masës së dyllit në vesh. Një ide e keqe është edhe përdorimi i mjeteve si lapsi, kapësja e flokëve apo mjete të tilla me majë. Specialistët shpesh gjejnë në veshët e pacientëve shenja të prerjeve apo acarimeve që shkaktojnë këto mjete. Në disa raste mund të shkaktohen plagë që infektohen, duke e përkeqësuar gjendjen. Mjekët këshillojnë përdorimin e një cope pambuku të lagur me ujë të ngrohtë, me të cilën pastrohet pjesa e jashtme e tunelit të veshit, ndërsa për një pastrim më të thelluar duhet t’i drejtohemi gjithmonë specialistit. / Gazmira Sokoli
