Policia e Dibrës ka arrestuar një 42-vjeçar me akuzën se dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan dhe djalin e tij, të cilët i kërcënonte edhe me vrasje.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Agron Suli, 42 vjeç, banues në Fushë-Çidhën, Dibër, i dënuar më parë me 5 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
“Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij shtetases N.S, 38 vjeçe dhe djalit 16-vjeçar, si dhe i ka kërcënuar se do t’i vriste”, sqaron policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”.
