Në Rusi, është krijuar “Yunarmiya”, një organizim ushtarako-patriotik për fëmijë dhe adoleshentë, një lloj ushtrie e më të vegjëlve, e kërkuar nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
”Yunarmiya” është shkurtim i fjalëve ruse ”Yunost”– rini dhe ”armija” – ushtri.
Ky organizim ushtarako-patriotik u regjistrua në gjykatë më 29 korrik.
Këtë të mërkurë, ministri Shoigu, i pranishëm në ceremoninë e prezantimit, deklaroi se kjo ”ushtri” kishte arritur përmasa të mëdha dhe se kishte 76 seksione të shtrira në të gjithë vendin.











