Avokatët e ish-ministrit grek të Mbrojtjes Akis Cohaxopulos, kanë hedhur poshtë lajmet e mediave helene se ai është rrahur në burgun e Koridhalosë nga shqiptari Harri Koka. Në një deklaratë, ata theksojnë se ka pasur vetëm një konfrontim verbal me një grup personash.
“Incidenti u shmang nga ndërhyrja e të tjerëve” theksohet në deklaratën e avokatëve të ish-ministrit, e botuar nga gazeta “Protothema”. Ngjarja sipas mediave grek ka ndodhur të hënën, në mëngjes.
37-vjeçar shqiptar, i njohur si shoku i ngushtë i terroristit Kristodulos Ksiros, sipas disa mediave grek ka qëlluar brenda qelisë, ish-ministrin grek të Mbrojtjes, që është dënuar me 8 vjet për fshehje pasurie.
Newsit.gr shkruan se Koka fillimisht i ka rënë me fshesë dhe me pas me grushte ish-ministrit dhe gjithçka ka lindur për dritën ndezur. /tvklan.al
