Një pushues është mbytur në plazhin e Golemit. Sipas informacioneve të para mësohet, se i mbyturi është i moshuar. Ai është rreth 82 vjeç, ndërsa identiteti i tij ende nuk dihet.
Kanë qenë pushuesit e tjerë që kanë nxjerrë trupin e të moshuarit. Paraprakisht dyshohet se shkak për mbytjen të jetë bërë një infarkt, megjithatë policia po vazhdon hetimet. /tvklan.al
