Rreth 300 persona ishin dje në një avion që shpërtheu në flakë në aeroportin ndërkombëtar të Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku asnjë prej tyre nuk pësoi lëndime të rënda, çka mund të rrezikojë jetën e tyre.
Një video e publikuar nga mediat britanike tregon momentin kur personat që ndodheshin në bord po dilnin me shpejtësi nga avioni.
Fatkeqësisht, një zjarrfikës humbi jetën në përpjekje për të shuar flakët në aeroportin e tretë në botë për sa i përket fluturimeve. Incidenti konsiderohet si më i rëndësi për Emiratet, ndërsa qyteti i Dubait kas pësuar një zhvillim të frikshëm në tri dekadat e fundit, duke u kthyer në një nga qendra më të rëndësishme botërore për tregtinë.
Duke folur për gazetarët në Dubait drejtori i “Emiratet Group” Sheikh Ahmed bin Saeed Al Maktoum tha se 10 persona u shtruan në spital, por theksoi se të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt para se avioni të përfshihej nga flakët.
