Gjosha: Reforma në drejtësi, hap përpara

Elton Tafaruci

Ministrja e Integrimit Europian znj. Klajda Gjosha takon Ambasadorin Polak në Tiranë, z. Marek Jeziorski

‪Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha zhvilloi një takim me Ambasadorin Polak në Tiranë, Marek Jeziorski.

Ministrja Gjosha e falenderoi ambasadorin për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Gjatë bashkëbisedimit me ambasadorin Jeziorski, Ministrja Gjosha theksoi se qytetarët shqiptarë e meritojnë të ecin përpara në procesin e integrimit dhe shprehu angazhimin e plotë dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të avancuar në projektin Europian.

“Miratimi i reformës në drejtësi dhe ligjit të vettingut i hapin rrugë çeljes së negociatave me BE duke avancuar me procesin e integrimit të vendit. Shqipëria meriton të ecë përpara, më pranë europës së bashkuar”, tha Ministrja Gjosha

Ambasadori Jeziorski shprehu mbështetje e Polonisë për politikën e zgjerimit në unionin europian dhe vlerësoi punën e autoriteteve shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *