Tjetër tragjedi në rrugët shqiptare. Të paktën 3 të vdekur dhe një të plagosur.
Është ky bilanci tragjik i një aksidenti që ka ndodhur në Bulqizë.
Aksidenti ka ndodhur në Trebisht në kufi me Maqedoninë. Makina tip “Opel” me targa AA 791 JY ka rënë në një greminë prej 100 metra.
Viktimat janë identifikuar nga policia si: Azem Karabrahimi, 21 vjeç; Elena Bajrami, 32 vjeç dhe Musa Nuerdini, 55 vjeç. I plagosur rëndë ka mbetur 27-vjeçari, Gentjan Sula, i cili po mjekohet në Dibër të Madhe në Maqedoni.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik. 4 personat po ktheheshin nga Maqedonia.
Statistikisht muajt e verës dhe veçanërisht gushti janë të tejmbushur me aksidente në Shqipëri.
Kjo periudhë përkon me rikthimin e mijëra emigrantëve dhe lëvizjen e shtuar në përgjithësi me shkak pushimet verore.

Pavaresisht se direkt nuk eshte faji i tij, me ben pershtypje mos prononcimi i Ministrit te Transporteve!! Ky vazhdon te heshte, a thua se i ka punet vaj! Nuk e kuptoj, se ku i gjejne keta njerez qe i emerojne ne keto detyra kaq te larta, nderkohe qe jane totalisht te paafte!
****Ahh, Enver ku je qohu !!!… Se po bëhet batërdia në marrje jetë njerëzish të pafajshëm çdo minut e
ditë në shqipëri ,sa edhe Hitleri do ja kishte zili .
*****Po të ishte i gjallë Hitleri nuk do ti bënte gjithë këto mizori makabre vrasjesh të njerzve në 25 vjet demokratoshkërdhatësi !.