Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Po ju dërgoj ca vargje të rapsodit popullor Feti Brahimi. Ramë, o i shkreti Ramë/ Si do të marrë historia/ Dobiçin në dorë ta lanë/ Dobiçi të mbeti tyja/ Ata që detin e thanë/ E gjerbën nga thellësia/ Në copa-copa e ndanë/ Si një lopë nga lukunia/ Është dobiçi yt të thanë/ Dhuratë nga demokracia/ I shkreti ti more Ramë/ E shkreta dhe Shqipëria/ Kush i mbush këta kazanë/ Që po vuajnë nga uria/ Luftë nga të katër anë/ Kryelufta drejtësia/ Kusarët si pashallarë/ Lulëzojnë nga bukuria/ I shkreti ti more Ramë/ Dobiçi të mbeti tyja/ Vëllain që ke pranë/ Ta rrëmbeu tradhtia/ Iku Iliri, o Ramë/ Shkoi te kasolle tija.
